Rikthehen “Backstreet Boys” me album ne vitin 2012
Krijuesit e hitit “Incomplete” janë duke bërë bashkë idetë për albumin e tyre të tetë
Grupi i njohur pop, Backstreet Boys është rikthyer në studio për të punuar në albumin e tyre të tetë që do të lançohet në vitin 2012. Krijuesit e hitit “Incomplete” janë duke bërë bashkë idetë për albumin e tyre të tetë. “Kjo është një prej gjërave që do të bëjmë vitin e ardhshëm, ne do të shkojmë në studio për të punuar në një album të ri”, theksoi vokalisti Howie D.
Banda që përfshin edhe Brian Littrell, Nick Carter dhe A. J. McLean do të nisë një tur nëpër Evropë gjatë vitit të ardhshëm. “Gjithmonë është sfidë të punohet mbi albume të reja dhe t’i ngjisësh gjithmonë në majë. Kjo është një nga arsyet përse na u desh pak kohë, pikërisht për të bërë një album sa më të mirë!”, ka përfunduar Howie.
















