Home » MUZIKE » Jonida Maliqi “bekohet” me një djalë në vigjilje të Krishtlindje

Jonida Maliqi “bekohet” me një djalë në vigjilje të Krishtlindje

“Kur mësova se do bëhesha nënë isha totalisht e befasuar, nuk e prisja dhe me të vërtetë u emocionova shumë sa fillova dhe të përlotesha pasi brenda vetes kam shumë dashuri për të dhënë. Të gjithë këtë dashuri të akumuluar mezi pres t’ia dhuroj djalit tim”- kështu do të shprehej ylli i muzikës shqiptare Jonida Maliqi gjatë muajve të shtatzënisë në një intervistë për “KJ”. S’kishte si të ndodhte ndryshe, ku në vigjilje të Krishtlindjeve Jonida ka përjetuar për herë të parë emocionet e të qenit nënë. Vigjilja e Krishtlindjeve ka sjellë një dhuratë shumë të bukur për familjen e këngëtares së dashur, pikërisht një engjëll. Vogëlushi, do të mbajë emrin Dan, emër ky të cilin ia ka zgjedhur gjyshi, babai i bashkëshortit të këngëtares. Prindërit e rinj, Jonida dhe Genti janë ata që po i përjetojnë me më shumë emocione këto momente por, sigurisht dhe familjarët e tyre me një mal me dhurata për nipin e vogël. Gjatë gjithë ditës së shtunë dhoma e këngëtares ka qenë e mbushur plot e përplot me lule e tullumbace, ndërsa celulari  i saj nuk ka pushuar për asnjë moment nga urimet e pafundme që ka marrë për bekimin që zoti i dhuroj në ditën e Krishtlindjeve. Por, Dan, engjëlli që Jonida solli në jetë do të rritet me këngën që nëna e saj kushtoi në festivalin “Kënga Magjike 2011”.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.