Home » MUZIKE » VESA LUMA mban premtimin per Big Basta-n

VESA LUMA mban premtimin per Big Basta-n

Vesa Luma ka deklaruar se di të mbajë premtimet dhe ajo, tashmë, ka realizuar bashkëpunimin më të ri të saj. Këngëtarja kosovare që më herët kishte paralajmëruar se, së shpejti, do të vinte me një bashkëpunim, tani ka zbuluar se kënga, e cila është duet me Big Bastën, është realizuar dhe ka përfunduar. “Përfundoi më në fund kënga ime e re ‘Boom’ dhe kështu, ne po e finalizojmë premtimin që kemi bërë në ‘Dancing with the Stars’, duke sjellë bashkëpunimin Prishtinë-Tiranë ose Vesa Luma feat. Big Basta”, ka shkruar ajo në Facebook. Por Vesa nuk ka bërë të ditur për fansat e saj, nëse kjo këngë do të ketë edhe videoklipin e saj, kjo mbetet për t’u parë. Gjithsesi, ky çift është për folur ditet e fundit se ndoshta kishin diçka më shumë se një miqësi të thjeshtë. Shkaku që i kemi parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duhet të ketë qenë pikërisht, projekti i tyre i fundit.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.