Home » MUZIKE » Lady Gaga rrefen sekretet e jetes se saj

Lady Gaga rrefen sekretet e jetes se saj

Këngëtarja Lady Gaga është rrëfyerte revista “Elle” për gjërat e saj më të rëndësishme: lidhjet e saj, dyshimet te vetja. Lady Gaga është shprehur jo vetëm për modën dhe muzikën, por gjithashtu, edhe për lidhjet e saj, dyshimet që ka për veten dhe për gjërat për të cilat ajo është penduar. Gaga ka ndarë disa nga sekretet e saj për revistën “Elle” dhe gjithë fansat e saj. “Kam pasur lidhje disi abuzive. Kam frekuentuar meshkuj shumë më të mëdhenj se unë. Isha 15 vjeçe dhe ata ishin 30 vjeçarë, gjë të cilën nuk ua rekomandoj. Kurrë nuk kam qenë e guximshme mjaftueshëm për të qenë personi që jam sot”, ka rrëfyer Gaga. “Adhuruesve të mi nuk ju intereson se si jam unë, kjo është çfarë pëlqej nga ata. Atyre nuk ju intereson nëse unë jam një femër apo një mashkull ose njëfeniks apo një sirenë. Unë nuk pendohem për asgjë që kam bërë. Nëse nuk do të kisha bërë ekzaktësisht atë çfarë kam bërë gjatë jetës sime, nuk do të isha këtu ku
jam sot. Unë nuk kam frikë”, është shprehur ajo për fansat e saj, që i quan “përbindëshat e vegjël”. “Shumë njerëz me të vërtetë që nuk e pëlqejnë atë çfarë bëj unë apo mënyrën se si unë këndoj apo zhanrin e muzikës që bëj unë. Por disa nga këta njerëz e admirojnë përkushtimin tim ndaj punës. Dhe kjo gjë për mua është shumë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, ka përfunduar ajo.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.