Home » MUZIKE » Hana Cakuli, jo vetëm këngëtare, por edhe moderatore

Hana Cakuli, jo vetëm këngëtare, por edhe moderatore

Hana Cakuli, mes shumë ofertave që i janë bërë për krijime të reja muzikore, ka zgjedhur të realizojë një duet me aktorin/këngëtarin Kushtrim Hoxha. “Do të incizoj një këngë të re këto ditë. Është bashkëpunimi im i parë. Dhe ky do të jetë me artisin Kushtrim Hoxha.
I them artist, sepse është i tillë me plotë kuptimin e fjalës. Dhe me kënaqësi do ta bëj këtë bashkëpunim”, ka thënë Hana për mediat kosovare. Këngëtarja nuk e ka fokusuar gjithçka te muzika, pasi prej një periudhe kohe, ajo është duke luajtur edhe rolin e një drejtueseje emisioni. Ajo ka një program në një kanal televiziv në Kosovë, duke e sprovuar vetën si moderatore. “Moderimin e dua shumë. Dhe pavarësisht se çfarë teme lëvron emisioni/programi, unë ndihem shumë e lumtur teksa komunikoj me njerëzit dhe zhvilloj tema të ndryshme para publikut”, ka shtuar Hana.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.