Adelina Ismajli regjistron albumin e saj të parë ndërkombëtar
E konsideruar si një divë e sulfurt në vendlindjen e saj, Adelina Ismajli ka ‘pushtuar’ Zvicrën”, kështu fillon shkrimin e përditshmja zvicerane “20 Minutes”. Ajo synon Zvicrën përmes single-it të saj “I Love You More”, një duet me këngëtarin francez me prejardhje arabe, Faudel. Deri tani ka nxjerrë 11 albume me shumë në sukses në Evropën Lindore, këngëtarja ka bashkëpunuar edhe me DJ Bobo-n. “Është këngëtari i parë të cilin kam takuar. Kam kënduar me të më 1999, gjatë një koncerti në Tiranë”. “Sot, bukuroshja, e cila njeh sukses në Zvicrën gjermanofolëse, punon në albumin e saj ndërkombëtar me kompozitorin francez, Frédéric Château”, shkruan “20 Minutes”. “Shumë me influencë në vendin e saj, Adelina është e njohur për qëndrimet e saj mbi tema delikate, si emancipimi i femrave dhe mbështetjen e homoseksualëve”, përfundon e përditshmja zvicerane. Këngëtarja 31 vjeçare pritet të këndojë edhe në një koncert në Zvicër, më 2012.
















