Home » MUZIKE » Elvana, Flori, Fuga dhe vera elektrizuese

Elvana, Flori, Fuga dhe vera elektrizuese

Ata janë tre. Të suksesshëm, super të talentuar, të këndshëm dhe të mbushur me plot energji pozitive. Nëse flasim për koncerte tek këngëtarët, ata i kanë aq të shumta sa shumë shpesh ju duhet të refuzojnë dhe të mos jenë të pranishëm, për shkak të fluksit tejet të madh. Dhe e tillë ka qenë edhe kjo verë për Florin, Elvanën dhe mikun e tyre, bashkëpunëtorin e ngushtë, Fuga. Bashkë kanë realizuar shumë këngë dhe klipe, ndërkohë që para publikut ata krijojnë një spektakël të vertëtë. Fotot që po përcjellim i përkasin javës së parë të shtatorit dhe koncerteve që ata kanë realizuar në mbarë Prishtinën. Shumë të pëlqyer për publikun, aq sa ky i fundit i ka ndjekur ata deri në orët e para të mëngjesit, me shumë ritëm, duke kërcyer e kënduar bashkë me ta. Nga sa shihet edhe nga fotot, koncerteve i është bashkuar edhe një tjetër muzikant, deejay, mik i mirë me Flori Mumajesin, Andi DJ i cili ka përmbushur kështu ekipin e artistëve, sot për sot më të suksesshëm në tregun muzikor. Ndihen mirë bashkë, dhe puna në ekip u shkon vaj. Më i ngarkuari duket se është Flori, ku përveçse kujdeset për hitet më të reja që realizon për këngëtarë të ndryshëm, duhet të jetë i pranishëm edhe vetë, me një punë madhështore të cilën po e investon për veten në këto vite të fundit.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.