Home » INTERVISTA » Adelina, në Paris me sekrete

Adelina, në Paris me sekrete

Në këto gjashtë muajt e fundit është folur për zhvendosjen e Adelinës në Paris, realizimin e disa projekteve muzikore me producentë të huaj, në gjuhë të huaj, por asgjë specifike nga vetë këngëtarja. Disa ditë më parë ne mësuam se një prej këngëve të Adelinës, ajo me titull “Tribalb”ishte përzgjedhur nga dj i njohur Mr. P!nk për ta remiksuar, e lançuar më pas në tregun europian, çka do të shënojë dhe fillimin e një bashkëpunimi më të gjerë midis dy artistëve. Ne arritëm të bisedonim me Adelinën për pak çaste dhe pavarësisht se na rezistoi, ne mund të shkëpusnim disa informacione në lidhje me jetën dhe punëne saj në Paris…

Elbino: Adelinë përshëndetje! Ku gjendesh në këtomomente e me çfarë ke qenë duke u marrë sot?

Adelina: Përshëndetje Elbino! Jam në Zyrih, duke bërë përgatitjet për promovimin e punës me P!nk.

Pak ikje nga Parisi dhe po pyes veten se si me e gjet?

(Qesh)Më mirë të mos të tregoj se pastaj kushedi sa futen në telashe.

Na tregoni diçka më shumë në lidhje mebashkëpunimin me Mr. P!nk. Si u lidhet, ku dhe kur do të publikohet remiksi?

E di, me siguri që më vështirë është të gjej njeriu ty.Pink kishte dëgjuar për mua një Zot e di ku, pyetevet hahaha. Pastaj erdhi oferta te menaxheri im nga producenti i tij, kur po veproja në Zvicër para një viti, u takuam të gjithë bashkë, ramë dakord që të bënim përzgjedhjen e disa këngëve të mia që ata i kishin pëlqyer dhe hëngrëm darkë unë mora gjysmë kg stejk.

Gjysmë kg stejk dhe me atë formë trupi?

E kam provudhe unë atë dietë dhe kam shkuar 100kg hahahhaaHa! Provo të gjesh vend për të pirë kafenë e mëngjesit në Paris, do të humbësh jo vetëm kg, por edhe gjithë edukatën e mirësjelljen që ke. Të paktën aty e dinë ç’është ekspresi këtu duhet me ia shpjegu se më thonë a e do në gotë të vogël të madhe apo XXL. Jo në bidon i them hahahha.

Si të duket jetanë Paris? Të pëlqen? Po e shijon apo vetëm punë dhe punë?

E dinë ç`është ekspres, por ta sjellin pas një ore e gjysmë dhe madje duhet t’i falënderosh (gjë që krenaria ime shqiptare s`ma lejon kurrë hahahahaha) Pse s’thua, Parisi qenka si Tirana hahahaha Ok, nuk po e mohoj që po punoj më shumë se sa që kam punuar gjatë gjithë jetës, por heeeeeej të jem në Paris dhe mos ta shijoj? Është sikur t`ia ndalosh vetës ëmbëlsirat hihihihi

A mund të na tregoni se për çfarë projekti jeni duke punuar, përveç bashkëpunimit me Mr P!nk? Flitet që jeni shpërngulur në Paris për të realizuar një album në gjuhë të huaj. Është e vërtetë?

Ka diçka të vërtetë, por nuk ta them, jo, ncuk, harroje hahahahahaha. Sidoqoftë, do t’i kesh infot në momentin që afrohem nga finalizimi, e kush tjetër?

Kush duron e pret hahahha. Të paktën, a mundesh të na thuash se sa do të na duhet të presim?

Ok, e urrej të bëj deklarime pompoze, dhe të bombardoj me info koti. Por, më beso që dhe unë mezi po pres, por këta europianët thjesht ia dhurojnë procedurat teknike. Ok, guxoj të them që po tejkalon parashikimet tona, dhe…pret dot deri në fillim të 2011-ës?

U ba! Veç dhe diçka. A bëhet fjalë për një projektnë mbarë Europën apo vetëm në Shqipe? Ene këtë dhe nuk të pyes më hihihihi!

Hahaaaa, je i keeeeq! Jam duke lobuar intensivisht për heqjen e vizave dhe në Kosovë. Besoj sekuptohem… pak shaka.

A do të riktheheni në Kosovë, apo Shqipëri për të promovuar remiksin e ri?

Njëherë kemi promovimet këndej, është prioritet. Në momentin që kemi kohë të kontaktojmë producentët Kosovë, Shqipëri etj.,dhe të dakordohemi me kushtet tona dhe të tyre, patjetër që do të kthehem për ca ditë të bëjmë dhe promovimin atje ku është toka ku më ka rënë koka.

A do të jetë ky i vetmi bashkëpunim me Mr P!nk, apo do të ketë dhe bashkëpunime të tjera? Po ndonjë video e mundshme, a është në plan të realizohet?

Nuk do të jetë i vetmi bashkëpunim, për këtë dhe jam në Zyrih. Video? Shih nuk e kammenduar! Ide e mirë. Vetëm të mund të klonoja dhe 5 Adelina tjera dhe do të ishte perfeeeekt :)

Shumë artistë shqiptarë kanë treguar haptazi dëshirën për të kaluar kufijtë muzikor shqiptare dhe pse nuk kanë pasur plane konkrete apo i kanë ekzagjeruar disi ato. Më pëlqen që ju po tregoheni e rezervuar dhe pse po ngordh nga kuriozitetihahahaha

O Elbo, se çfarë është artist i vërtetë njeriu ekupton kur sheh dhe shijon artin e vërtetë. Unë saktësisht e di se artistët shqiptarë, të cilët kanë kaluar kufijtë shqipfolës shumë para meje, kurrë nuk kanë bërë shumë zhurmë. Besoj që nga fakti që kur je larg vendit tënd, çdo gjë që e bën për vendin tënd, të duket e vogël. Hyj në atë grupin e njerëzve “Mos shit lëkurën e arushës para se ta vrasësh”…unë po ngordh të bëj një serial televiziv me ty hahahahhhaha

Unë dhe ti serial televiziv! U bë! Sponsorët hidhuni hahahaaha e garantuar që hit! Pas kaq vitesh eksperiencë në skenë, tashmë që po bashkëpunoni me artistë të huaj, ç’mund të na thuash për diferencat në sistemin e punës dhe në kreativitet?

Hahahahaha do të bënim namin, me mua i ke të garantuar 5 vjet suspendim pas shfaqjes së parë hahahhahha. Ok, tash pak më seriozisht. Diferenca kryesore, më e madhja janë kushtet. Këta njerëz kanë kushte të palimituara të veprojnë, të thithin nga më të mirat e artit dhe teknologjisë, kanë ligjin dhe kjo i bën këta që janë. Gjithsesi, kushtet nuk iu kanë pikuar nga qielli dhe saktësisht dinë çka vlerësohet e çka jo.

A keni në plane, apo më mirë, a po mendohet përndonjë pjesëmarrje në ndonjë koncert për publikun e huaj?

OZM! Je definitivisht i keq hahahaha. Ok, mëjep adresën e saktë që të dërgoj ftesën :)

Intervistoi: Elbino

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.