Te pathenat e Kenges Magjike
- Posted on 18/11/2010 in INTERVISTA, MUZIKE
- |
- by admin
Gara e festivalit “Kënga Magjike” po shkon drejt finales. Me hite të tilla si “Budallaçkë e vogël”, “Sa e shite zemrën”,”Një me gjashtë”,”Mirëmbrëma si je”,”Koha s’ndal”, “My Lady”,”Engjëjt qajnë”,”Vetëm” etj të gjithë janë në pritje të një finaleje madhështore. Pavarsisht se Ardit Gjebrea një prej personazheve më me influencë në muzikën shqiptare sot, organizues dhe drejtues i këtij festivali e ka axhendën të tejmbushur me prova dhe takime pune, u tregua i mirë që të na kushtojë pak çaste dhe ti përgjigjet disa prej pyetjeve tona. Mos e humbisni, sepse është një intervistë shumë cool.
Elbino:Përshëndetje Ardit! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?
Ardit Gjebrea:Si gjithmonë në zyrë duke organizuar detajet e fundit për festivalin “Kënga Magjike” dhe “E Diela Shqiptare” që është e përditshmja “torturë e embël”.
Po më pëlqen shumë Kënga Magjike këtë vit, të cilës dhe përse i mungojnë disa emra të njohur (e kam fjalën këtu nga brezi pak më i vjetër), ka sjellë më shumë hite se dy tre edicionet e fundit. Duket se do jetë pak e vështirë për të vendosur fituesit apo jo?
Këtë vit ka vërtetë hite dhe si zakonisht për fituesit do të vendosin vetë artistët, por me një ndryshim.Këtë herë ata do të votojnë hapur, me emrat e tyre dhe kjo gjë do të behet publike në natën finale të festivalit. Përsa i përket emrave të njohur, do të thoja që shpesh herë ndodh që të mëdhenjtë e skenës, zgjedhin të këndojnë jo çdo vit rresht por një herë në 2 vjet bëjnë edhe pushim, ose një vit po, një vit jo. Për fat të mirë, tashmë ka shumë emra të mëdhenj, ndaj dhe festivali nuk e ndien strategjinë e pushimit të tyre.
Mendoni se pas 11 vjetësh organizim mund te thuhet me plotë gojë se “Kënga Magjike” është festivali më i mirë në muzikën shqiptare?
Unë asnjëherë nuk them – më i miri. Nuk është në konceptin tim. Asgjë në këtë botë nuk është më e mira, por mund të thuhet – një ndër më të mirët.Këtë e pranoj!
I vetmi problem që ka ngelur për tu rregulluar tek Kenga Magjike është interpretimi live…kur do të filloj të jetë i tillë? E di që është pak e vështirë për arsye teknike etj, por Klani ka provuar që mund të realizoj live në mënyrë perfekte programe si Këngët e Shekullit, Akademia etj.
Më duhet të thërras tek ju kujtesën muzikore, pasi 2 edicionet e para të Këngës Magjike kanë qënë LIVE. Kanë qënë vetë këngëtarët që më kërkuan që ky festival të ish playback në mënyrë që të evindentohej performanca dhe produksioni muzikor, ndaj pranova që në vitin e tretë e deri më tash të jetë i tillë. A mund të më thoni cili festival në Shqipëri është 100% Live?
Kjo do duket pak si e çuditshme por unë shkova tek një fallxhore dhe e pyeta se kush do mund ta fitonte Këngën Magjike këtë vit.Ajo më tha që do jetë një duet…Po e gjeta çfarë çmimi do më japi e “E djela shqiptare” hahahhaha.
(Qesh) E flasim.
Çdo vit, problemi i votimit është pak pikant, ndoshta do ish më mirë që këtë herë të lihej pak më në hije dhe larg diskutimeve te shumta, në mënyrë që fituesit vërtet ta shijojnë çmimin?
Çdo votim sjell diskutime! Unë preferoj të mos mbeten koridoreve dhe të përcjellin hatërmbetje kohëgjata, por më mirë ç’është për t’u thënë le të jetë publike dhe kështu duke u parë në sy, themi hapur atë që transformohet tavolinave të kafeneve.
E bëra këtë pyetje, pasi përshembull askush nuk dyshon në vlersimin e çmimeve në MTV,Grammy, përse duhet të dyshojne në festivalet tona? Ndoshta shumë thashetheme midis tyre?
Këtë vit nuk do të ketë më dyshime, tek Kenga Magjike, duke votuar çdo artist me emrin e tij, merr përsipër përgjegjësinë publike dhe jo vetëm atë artistike siç ka qënë vitet e shkuara. Transparenca është e pakontestueshme këtë vit dhe nuk do të ketë as thashetheme dyshuese.
Vitin që shkoi, po shikoja tek “E diela shqiptare” takimin dhe bisedën e këngëtarëve pas festivalit. Po diskutonin për vlersimet që kishin bërë dhe në një mënyrë po i justifikonin ato. Ajo çka nuk kuptoj, është se përse tregohen kaq të keqinj hahahaha. E them, sepse këtej nëpër intervista tregojnë se ju nevojitet vetëm pëlqimi i publikut, ama kur nuk fitojnë i nxjerrin kthetrat dhe ankohen se nuk fituan…Fansat,gazetaret, është gjë tjetër të ankohen, por artistët…si mund t’ja bëjnë këtë “kolegëve” të tyre?
Edhe artistët njerëz janë dhe për rrjedhim, nuk bëjnë përjashtim nga qënia njerëzore me gjithë komplekset që ka. Si çdo politikan, mjek, sportist apo biznesmen, ashtu edhe artistët gëzohen ose ankohen, nxjerrin kthetra apo tufa me lule… sipas rastit
I keni qendruar pak larg këngës në këto vitet e fundit dhe nuk është nevoja ta them që të gjithë presin se kur do të publikoni ndonjë këngë apo album të ri. A kemi ndonjë lajm në këtë drejtim? Po ndonjë koncert?
Tashmë dëgjoj që “E Diela Shqiptare” po pëlqehet në masë, por kjo do shumë punë, po shumë ama. “Kënga Magjike” gjithashtu, edhe ajo vret. Kam një vajzë që e dashuroj, është 2 vjeçe dhe quhet Anna. Nuk po rendis telashet e përditshme që dalin papritshmërisht, lodhja e gjithë problemeve që edhe vendi imponon, ndaj të gjitha këto në kurriz të këngës dhe koncerteve. Ndaj nuk premtoj dot, sepse po e nxorra nje fjalë nga goja, iku, u be (qesh)
Kënga Magjike zë një pjesë të mirë të “E djelës Shqiptare”, pas përfundimit të saj, çfarë rubrikash të reja jane menduar për të mbuluar pjesën kohore që ka zënë kjo garë?
Do të ketë më të mirat e vitit të kaluar, por shumë shpejt do të integrohen edhe ide të reja ku do të përfshihet sidomos brezi i ri. Jam i lumtur që punoj me një staf vesvesesh që nuk di ku e pijnë ujin e mbarsjes të frymëzimit të pafund. Suksesi ynë është ai që nuk dijmë ku mbaron njëri e ku fillon tjetri.
Vitin që shkoi kënga juaj fitoi “Festivalin e Këngës në RTVSH” dhe së bashku me Juliana Pashen, ju udhëtuat drejt Eurovisionit ku normalisht, vërejtet më nga afër sesi funksionon festivali në tërësi. A ndoshta nga kjo eksperiencë ju ka shkuar në mendje ideja për të blerë të drejtën e përfaqsueses shqiptare në Eurovision? Jam i sigurt që shumë prej fansave shqiptar të muzikës, po ashtu si dhe unë do ta dëshironin këtë.
Kjo është një nga gjërat që nuk blihen, pasi ekskluzivitetin e ka RTSH dhe unë nuk kam aq para sa ta blej atë
Veç të tjerave mos mendoni që është aq e këndshme të perfaqësosh vendin në një aktivitet te tillë. Kur del mirë, atëherë ja vlen mundimi, por rruga e gjatë deri tek fundi i ëmbël është aq e mundimshme, sa për momentin nuk mendoj që do ta përsërisja së shpejti.
Si vendoset të zgjidhni Andresen për të drejtuar me juve spektaklin? Dua të them, ajo nuk flet as shqip… megjithatë nuk e mohoj dot që mua shumë më pëlqen, ka një personalitet shume simpatik dhe flet apo nuk flet sërisht e jep efektin e duhur…
Andresa është shumë simpatike dhe mbi të gjitha e mirë, megjithë kuptimin e fjalës. Ma sugjeroi Linda, një mikeshe e bashkëshortes sime. Që në momentin e parë më pëlqeu dhe pikërisht, mungesa e njohurisë së gjuhës sonë më shtyu në këtë sfidë, me të cilën më pas u bashkua Pali dhe i gjithë stafi.
Çdo vit, dy tre këngëtarë bëjne shoë të vërtet me interpretimet e tyre…tek kush duhet të përqëndrohemi disi më tepër këtë vit?
Kam bërë shumë përpjekje për të patur miqtë që kam sot, ndaj mos më shty në ngasje lope, të derdh për një intervistë gjithë atë kajmak të mbledhur me mund në vite.
Hahahaha! OK! E di që shumica e të ftuarve tek Kënga Magjike ruhen me sekret deri në momentin e fundit, por a mund të na tregoni ndonjë detaj të vogël?
Mbi të gjitha këtë vit nuk e kam kërkuar ndryshimin tek të ftuarit por në formë. Kënga Magjike 2010 është ndryshe në formën e zhvillimit të saj.
A do ti largoheni ndonjë ditë prezantimit të “Këngës Magjike” dhe të kujdeseni vetëm për organizimin e festivalit? Nëse po, shumë do kisha dëshirë të vija e ta drejtoja unë. Hahahahhaha!
Duhet patjetër të largohem unë që të vish ti?! Na duhet të gjejmë një femër si Elsa Lila për të bërë variantin si Gent Zenelaj dhe Jul Deda, që për mua ishte gjetje në prezantimin e RTSH Fest!
U bë! Atëhere shihemi në Pallatin e Kongreseve vitin tjetër!
Përgatiti: Elbino
TAGS: ardit gjebrea, kenga magjike 2010
Post a Comment
















