Argjentina Ramosaj: Jeta vazhdon…
Argjentina Ramosaj, këngëtarja bukuroshe e ekranit shqiptar pritet të promovojë së shpejti klipin e këngës së saj më të re “Jeta Vazhdon”… Kënga është kompozuar nga Flori Mumajesi, i cili është njëkohësisht edhe autori i tekstit. Kënga ka si subjekt një dashuri të dështuar, një vajzë shpreson që i dashuri i saj një ditë të kthehet. Lloji i këngës është ‘rock-balade’, e ngjashme me natyrën e këngës së parë të Argjentinës, “Shpirt i mbytur”, e cila duhet thënë se pati një sukses të jashtëzakonshëm. Klipin e ka realizuar produksioni “Entermedia”, ku gjysma e xhirimeve është kryer në Shqipëri (Dhërmi dhe Jal), ndërsa gjysma tjetër në Kosovë (Prizren, tek monumenti historik “Lidhja e Prizrenit”). Suplementi Bluetooth sjell foto nga xhirimet e videoklipit.





















shumm E Bukur Jee Zemer Te duaa