Shota Baraliu tek “Kënga Magjike” me një këngë për djemtë gay
Pas zhurmës së madhe që solli klipi i fundit “Call the police” ku në klip këngëtarja shfaqej në skena shumë të nxehta krah një modeli maqedonas, projekti i saj i ri tek “Kënga Magjike” do të jetë po aq “shokues”. Kur thuhet “shokues” bëhet fjalë për një temë tabu për të cilën tek ne kur flitet nuk gjen shumë përkrahje. Shota në këngën e re është munduar që t’i japë përkrahje komunitetit “gay”, për të cilët tek ne flitet shumë pak ndërsa në shumë shtete të botës tashmë lejohen dhe martesat me seks të njëjtë. Edhe kjo këngë është punuar nga Armendi dhe Aida, ndërsa kompozuar nga Darko Dimitrov. Ndërkohë promovimin e saj do keni mundësi ta shihni nesër në puntatën e rradhës tek “E diela shqiptare” në të cilën pritet të paraqiten shumë këngëtarë mes tyre dhe Shota Baraliu.
















