Home » MUZIKE » Moti i keq anullohet koncerti i Helena Paparizout

Moti i keq anullohet koncerti i Helena Paparizout

Moti i keq ka bërë që koncerti i Helena Paparizout që pritej të mbahej pasditen e kësaj të shtune të shtyhet për vitin tjetër. Këngëtarja e njohur greke do të përformonte live në Stadiumin “Qemal Stafa” në kryeqytet së bashku dhe me një grup artistësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Rumania. Sic bën të ditur vetë menaxheri i këngëtares ishte e pamundur të mbahej ky koncert pasi dhe ndërtimi i skenës për të mos lejuar shiun kërkonte orë për tu montuar. Parashikimet e motit dhe për të nesërmen duket se nuk ishin shpresdhënëse për të realizuar ketë koncert kështuqë u mendua që ai të shtyhej për vitin tjetër. Paparizou do të rikthehet sërish në Tiranë në muajt qershor apo korrik ndërsa ende nuk është parashikuar një datë e saktë. Duke iu kërkuar ndjesë qytetarëve, vetë menaxheri i këngëtares në një dalje publike shprehet se paratë do të kthehen në pikat ku dhe janë blerë biletat.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.