Home » MUZIKE » Ingridi dhe Çiljeta, një miqësi që ngjan si varësi

Ingridi dhe Çiljeta, një miqësi që ngjan si varësi

Duket se shoqëria e Çiljeta Xhilagës dhe Ingrid Gjonit ka rezistuar shumë më tepër se miqësitë dhe aleancat tipike, që jemi mësuar të shohim mes artistëve. Të dyja vajzat kanë vite që përjetojnë një sukses të lakmueshëm në muzikë. Kudo janë të kërkuara dhe rruga e tyre e muzikës është përforcuar akoma më shumë me disa çmime, që dy vajzat simpatike kanë marrë në kompeticione të ndryshme. Ky fakt nuk është bërë shkak që ato ta shohin njëra- tjetrën me xhelozi se kush po zapton më shumë fansa e territore koncertesh. Vajzat e kanë mbështetur vazhdimisht njëra tjetrën dhe miqësinë e tyre e kanë pagëzuar edhe me një këngë. Të shtunën e kaluar të dyja kanë zgjedhur karaoken “Magic 4” për t’u zbavitur dhe ndenjur mes miqsh. Herë pas here vajzat janë përqafuar me njëra – tjetrën, si për të treguar se dashuria mes tyre është e fortë. Gjithashtu ato nuk i kanë rezistuar mikrofonit duke kënduar karaoke, ashtu si të gjithë klientët e tjerë.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.