Beatrix Ramosaj në “Kënga Magjike”
Janë prezantuar krijimet e para të festivalit “Kënga Magjike” dhe duket se këtë herë surprizat do ti sjellin jo këngëtarët e njohur, por talentet e reja. Ne na ra në sy Beatrix Ramosaj me këngën “E dua beat”. Kënga është normale, por interpretimi shumë, shumë i pastër i Beatrixit ishte ai që na tërhoqi vëmendjen. Na ka pëlqyer në veçanti mënyra e të kënduarit dhe e të shqiptuarit të fjalëve mjaft, mjaft pastër. Çdo fjalë që këndon i kuptohet dhe një theks i lezetshëm e bën këngën të suksesshme. Besojmë se Beatrix do të kualifikohet në netët finale, por do ti duhet patjetër të ndryshoj veshjen dhe të krijoj një koreografi të thjeshtë që mund ta ndihmojnë më tepër në prezantimin e saj skenik. Kënga flet për dashurinë ndaj ritmit dhe ritmi nxit kërcimin, ndaj pa koreografi, interpretimi i saj skenik do të dukej pak bosh.
















