Shota Baraliu bën seks në klipin e ri Call the police
Është njëra nga këngëtaret që do të tërheqë vemendjen duke bërë çmendurira. Vetëm kështu mendon se mund të jetë e veçantë dhe të arrijë suksesin aq shumë të dëshiruar për të gjithë ata që kanë hyrë në rrugën e muzikës. Pak ditë më parë Shota Baraliu publikoi klipin e ri të titulluar “Call the police”. Të gjithë ata që janë mundur ta shohin këtë klip fare mirë kanë nxjerrë konkluzionin që fotot e saj në topless të publikuara pak javë më parë në faqet e gazetës sonë, nuk janë asgjë para klipit…Shota ka menduar që të realizojë një klip që t’i lërë të gjithë pa fjalë. Skenat me të cilat fillon klipi janë tejet erotike ku vetë këngëtarja paraqitet duke bërë një seks të shfrenuar me një djalë bukurosh. Momentet e zbërthimit të pantallonave, skenat ku ai e prek taë, ia kalojnë një filmi erotik. Klipi ka vetëm pak ditë që ka dalë në transmetim dhe mbase njerëzit nuk kanë patur akoma mundësi ta shohin por me siguri një klip i tillë do të tërheqë mjaft vemendje dhe komentet nuk do të jenë të pakta. Komplet ideja e realizimit të skenave është diçka e paparë ndonjëherë ku këngëtarja ëndërron sikur shkon në një klub dhe aty pasi pi, shkatërron gjithçka aq sa drejtuesit e lokalit detyrohen të thërrasin policinë. Por më interesantja është se edhe policët nuk i rezitojnë dot këngëtares dhe në vend që t’i vënë prangat…e gjeni dot se çfarë bëjnë? I fusin duart! Të shohim nëse Shpota do të arrijë suksesin e ëndërruar në këtë mënyrë.
















