Kthjellu nuk nominohet për MTV Best Adria Act
Rok grupi kosovar “Kthjellu”, ka pasur mundesine qe t’i sjellë Kosovës një çmim të MTV-së, sikur te kishte mbledhur numer te mjaftueshem te votave për në MTV Evrope Music Award. Fatkeqesisht, kjo gje nuk ka ndodhur dhe ata nuk kane mundur te vazhdojne me tej ne klasifikim.
“Kthjellu” (qe tani quhen ”The Grips”), ishin në listën e ngushtë të nominimeve për çmimin Best Adria Act për MTV Europe Music Awards (EMA), që do të mbahet më 7 nëntor 2010 në Madrid të Spanjës.
Ne muajin gusht ishte publikuar lista prej 30 te nominuarve nga rajoni dhe shikuesit e MTV kane pasur mundesi qe te votojne artistet e tyre te pelqyer. Por ne konferencat per shtyp qe dhane sot perfaqesuesit e MTV ne Zagreb, Ljubljane e Beograd, u be e ditur se garen per Best Adria Act e vazhdojne : Edo Maajka , Gibonni, Gramophonedzie, Leeloojamais dhe Negative.
















