Genta Iismajli Klipi gjysmë nudo çon këngëtaren në dyert e gjykatës
Klipi që ka prezantuar së fundi Genta Ismajli duket se po i sjell probleme këngëtares. Skenat e xhiruara aty janë tepër të nxehta aq sa “Komisioni për kontroll i mediave” në Kosovë ka dorëzuar në Gjykatën e Prishtinës një padi ku kërkohet që klipi të mos trasmetohet fare nëpër televizionet nacionale, kjo për shkak se kohëve të fundit shumica e këngëtarëve kanë filluar të realizojnë klipe po aq të nxehta, sa që audiencës së mitur i krijojnë probleme skena tilla. “Genta këto ditë po viziton shpesh zyrën e avokatit të saj, për shkak se klipi nuk i trasmetohet nëpër televizione, nëse akoma vazhdon kështu kjo gjendje, atëherë i gjithë mundi dhe financa e këngëtares kanë shkuar kot”, thekson një burim i besueshëm pranë këngëtares. Raste të ngjashme i kanë ndodhur edhe Nora Istrefit dhe rep grupit “Tingulli 3nt” me klipet e fundit…
KOMISIONI I MEDIAVE PADIT KËNGËTAREN
“Vendi jonë nuk është Amerikë, ne nuk mund të trasmetojmë klipe të tilla gjysmë-nudo pasi dispozitat të cilat duhet t’u përmbahemi nuk lejojnë një gjë të tillë”, kështu është mësuar të ketë thënë njëri prej anëtarëve të komisionit që kontrollon mediat televizive në Kosovë. Klipi “Shkune, tune” është vërtetë provokativ dhe përveç këngëtares në këtë klip paraqiten dhe shumë vajza dhe djem të zhveshur, dhe normalisht gjatë ditës ndërsa televizionet ndiqen nga të miturit, klipi nuk mund të trasmetohet ose eventualisht të çensurohet dhe të trasmetohet vetëm muzika pa filmim. Kjo gjë ka shokuar këngëtaren dhe stafin, derisa këto ditë ajo vazhdon të vizitojë shpesh zyrën e avokatit të saj si dhe Gjykatën e Prishtinës. Të gjitha televizionet nacionale nuk trasmetojnë klipin aspak, ndërsa kënga trasmetohet vetëm në radio. “Është munduar të sjellë Lady Gagan në Kosovë por sipas rregulloreve tona këto lloj skenash nuk lejohen në trasmetim”, mësohet të ketë thënë një tjetër anëtar i komisionit.
















