Home » MUZIKE » Eli Fara: S’jam kundër martesës së dytë, por s’kam gjetur personin e duhur

Eli Fara: S’jam kundër martesës së dytë, por s’kam gjetur personin e duhur

Këngëtarja Eli Fara është rishfaqur para pak ditësh në ekran në formë ideale, ndërsa ka qenë e ftuar në programin “Pasdite në Top Channel”. Pas perfomancës së saj si balerinë në “Dancing with the stars”, kjo ishte dalja e parë e këngëtares korçare në publik pas disa muajve intensive të angazhimit të saj me koncerte në verë. Përveç projekteve në muzikë, ajo nuk ka hezituar të flasë në intervistën e Genta Popës dhe për martesën, duke pohuar se nuk është aspak tabu për  të, një martesë e dytë. Ajo ka pohuar se ishte për martesë natyrisht, por ende nuk e ka gjetur shpirtin binjak me të cilin mund  të lidhte jetën. Eli Fara nga martesa e parë ka një vajzë të rritur që quhet Marina, studente në një nga universitetet në Tiranë. Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezidenca e saj ndodhet në Tiranë, ku jeton bashkë me vajzën. Ajo udhëton shpesh në Kosovë dhe Greqi, ku publiku e pret shumë mire, pasi ndihet afër me repertorin e saj. Eli u kthye përfundimisht nga Nju Jorku pak kohë më parë me “look” tërësisht  të ndryshuar,  flokët e prera shkurt, ndërsa që tani shfaqet sësrish me flokë të gjata.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.