Home » MUZIKE » Altin Goci, në garë për 100 mijë euro në EuroVoice 2010

Altin Goci, në garë për 100 mijë euro në EuroVoice 2010

Altin Goci, është shqiptari që po garon midis këngëtarëve pjesëmarrës nga 33 vende evropiane, që janë kualifikuar tashmë në finale, nga votat e publikut në garën muzikore “EuroVoice 2010”, organizuar nën kujdesin e ESO. Këngëtari i njohur i grupit “Ritfolk”, që u krijua në fillim të viteve ’90-të, do të ketë fatin të votohet mes 33 këngëtarëve nga Evropa, prej të cilëve do të dalë fituesi që do të votohet më shumë nga publiku, dhe që automatikisht fiton çmimin për njëqind mijë euro, si dhe një kontratë diskografike me emër botëror. Këngëtari më i votuar do të shpallet fitues në natën finale të konkursit të muzikës, që organizohet në Athinë si një show i planifikuar në datat 23 dhe 24 shtator, në stadiumin OAKA, në prezantimin e aktores superseksi me famë, Pamela Anderson. Përgatitjet për ngjarjen e madhe muzikore kanë filluar tashmë në stadium, për të pritur një spektakël me nivel të lartë teknik dhe 33 garues të vendeve përkatëse europiane, si edhe mjaft të ftuar që do të ngjiten në skenë.  Të enjten, 23 shtator, në skenën e stadiumit olimpik, do të performojnë garuesit e parë të shpallur nga votimi në internet, si edhe këngëtarët Anastacia dhe Rouvas Sakis. Ndërkohë më 24 shtator përveç këngëtarëve konkurrentë do të interpretojë edhe këngëtari tjetër me famë botërore, Enrique Iglesias. Të dyja netët do të prezantohen nga aktorja e famshme, Pamela Anderson.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.