Sinan Hoxha, në plazh me të dashurën ‘topless’
Jeta e tij intime ka qenë një derë e mby llur me shumë kyçe. Deri më tani nuk kishim parë dhe njohur asnjë të dashur të këngëtarit Sinan Hoxha. Asnjëherë nuk e kishim parë natën lokaleve të Bllokut në Tiranë. Asnjëherë në plazhet e Shqipërisë me ndonjë femër. Por ja që më në fund Sinani shfaqet me një bukuroshe, e cila madje edhe është zhveshur topless, për këngëtarin Hoxha. Të dy në det duke u larë e luajtur me njëri-tjetrin, në një plazh topless në Spanjë, aty ku askujt nuk ja merrte mendja se mund të takohej, personazhi i përgojuar së fundmi jo pak në media. Sinan Hoxha ka pushuar në shoqërinë e vajzës që shihet në foto, së cilës siç na dëshmon burimi ynë nuk i është ndarë për asnjë çast. Personi që ka siguruar këto foto ( në fakt është një xhirim video prej 30 sekondash) ka qenë për pushime me të dashurën e tij në vendin magjik, dhe është çuditur kur mes atyre pushuesve ka dalluar dhe këngëtarin Sinan Hoxha. Për faktin se kanë qenë pranë, ai ka ruajtur çastin kur çifti është futur ne det dhe na ka sjelle kete dhurate. Por e papritura me e madhe per ne nuk ishin keto foto, por reagimi i kengetarit. I marre ne telefon per nje interviste, duke i shpjeguar edhe motivin, kengetari ka lene pas edhe miresjelljen dhe me tone te ashpra ka kercenuar qe “te mos guxojme te merremi me jeten e tij private”. Pyetjet per pushimet dhe mikeshen e tij jo vetem qe nuk kane marre pergjigje por madje Sinani ka mohuar se eshte ai. Ne nuk kemi medyshje per kete gje aspak, pasi momentet qe ju servirim jane me se te dukshme. Nderkaq pas arrogances se Hoxhes, investigimet tona perfshin edhe shoqerine e Sinanit ku edhe zbuluam nje enigme te madhe. Sinan Hoxha dhe shoqja e tij, paskan nje lidhje jo verore por plot pese vjeçare. Vajza eshte nga Tirana ka perfunduar studimet dhe jeton ne France. Maredhenia e tyre sipas miqeve eshte shume serioze dhe perveç mbajtjes private te jetes personale nga ana e vet kengetarit, jetesa e saj jashte Shqiperise ka bere qe ky lajm te mos zbulohej deri me dje.







![CropperCapture[91] CropperCapture[91]](http://www.nix-music.tv/wp-content/uploads/2010/09/CropperCapture91-150x150.jpg)
![CropperCapture[89] CropperCapture[89]](http://www.nix-music.tv/wp-content/uploads/2010/09/CropperCapture89-150x150.jpg)
![CropperCapture[90] CropperCapture[90]](http://www.nix-music.tv/wp-content/uploads/2010/09/CropperCapture90-150x150.jpg)















kur qenka video 30 sek atehere si ka mundesi qe brenda 30 sek Sinani te heqe dhe te vendos kapelen dhe syzet ne koke apo i ka breket me xhepa….
nuk eshte foto suprize pasi ne nje interviste ai njoftoi qe do te shkonte ne Spanje per pushime…