Home » MUZIKE » Greta Koçi hap radion e saj private

Greta Koçi hap radion e saj private

Këngëtarja  Greta  Koçi  krijon biznesin e saj të parë mediatik. Është rasti i parë dhe i vetëm në tregun mediatik, por dhe atë muzikor që një këngëtare në moshën 19-vjeçare të hedhë  kursimet e saj në krijimin e një biznesi mediatik. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit  i dha besimin projektit të këngëtares  Greta Koçi dhe me Vendimin e tij  Nr. 54/datë 28/07/2010, i jep licencë duke e autorizuar të funksionojë si  operatore Radiofonike vendore private në transmetimet tokësore analoge. Greta Koçi, e ka emërtuar Shoqërinë e saj “G.M.Radio” Shpk. Radioja aktualisht është në testet teknike përfundimtare. Stafi teknik dhe ai i gazetarisë janë emra të njohur në mediat shqiptare.  Struktura programore e kesaj radioje  është ndërtuar në mënyrë të atillë, sa mendohet të kapë audiencë të plotë për qytetin e Tiranës në një periudhë shumë të shkurtër. Në një periudhë të shkurtër kjo radio do të jetë dhe në transmetim satelitor. Këngëtarja Greta Koçi  së shpejti  do të nxjerrë në treg dhe një gazete artistike  periodike prezantimi i së cilës do të bëhet në ditët në vijim.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.