Argjentina Ramosaj: Si e preka famën në kohë rekord
- Posted on 30/08/2010 in INTERVISTA, MUZIKE
- |
- by admin
Edhe pse është në fillimet e saj, ajo po “ndjell” frikë tek estrada, e veçanërisht tek këngëtaret femra, pasi sensualiteti dhe vokali i saj pëlqehet tepër nga publiku. Nga fotografia dhe dizajni si pasion dhe hobi, Argjentina vazhdon karrierën si këngëtare duke realizuar këngë dhe klipe të shtrenjta, njëhrazi duke u shndërruar një ndër femrat më të dashura të estradës. Është nga Kosova, jeton në Hollandë ndërsa shpesh gjendet në Shqipëri për shkak të punës dhe vizitave që bën tek familjarët e saj. Është ndër të pakta këngëtare që nuk fsheh jetën e saj private duke treguar që ka të dashur.
Brenda një kohe të shkurtër je pozicionuar mirë në skenën muzikore. Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo në këtë profesion?
Më pëlqen që kam mundësinë të njoh shumë njerëz të dashur dhe të talentuar, po ashtu të krijoj një përvojë që do të më ndihmojë në të ardhmen..
Ke ëndërruar ndonjëherë që do të bëhesh këngëtare?
Po, që e vogël kam filluar të këndoj, të inçizoj veten në demo të ndryshme..
Përpara se të merreni me muzikë, çfarë keni bërë?
Jam marrë me modelizëm dhe fotografi që janë po ashtu pasione të mia.
Sa u paguhet gjithë kjo punë, a jeni e kënaqur?
Jam shumë e lumtur që mund të realizoj ëndrrat dhe aspiratat e mia, kjo më kënaq shumë dhe më jep kurajë dhe forcë të eci me hapa të sigurt.
Ndërkohë mjaft aktive edhe me këngë e klipe të bukura të zhanrit argëtues, nga vjen gjithë kjo energji?
Nga pasioni dhe dashuria për muzikën dhe artin në përgjithësi, poashtu kam shumë përkrahje nga i fejuari im Valon Hoti dhe familja ime, që më japin dhe më shumë vetëbesim dhe dedikim .
Kush i menaxhon punët e tua në muzikë?
Deri më tani i fejuari im Valoni, unë dhe mami im.
Je nga Kosova por shumë e njohur dhe në Shqipëri. Përveç profesionit, çfarë tjetër ju lidh me Shqipërinë?
Po kam nderin të dëgjohem nga mbarë trojet shqiptare, më japin shumë kënaqësi dhe vullnet. Me Shqipërinë jam e lidhur edhe familjarisht, në Tiranë jetojnë edhe dy hallat e mia me familje, kështu që bëj vizita të shpeshta..
Me kë jetoni?
Bashkëjetoj me të fejuarin tim.
Po bashkëpunëtorët në muzikë, kush janë?
Më së shumti bashkëpunoj me Flori Mumajesin, Enis Preshevën.
Sipas teje, ia vlen të merresh me muzikë?
Definitivisht po, është diçka që e bëj me pasion.
Më herët keni deklaruar se veshjet tua janë të gjitha të shtrenjta. Ku më së shumti bëni shopping?
Më së shumti në Amsterdam, Den Bosh, Roma, etj.. Kam dizajnerë të ndryshëm që i preferoj..
Bashkëpunimet kohës së fundit janë bëre disi trend, keni menduar në realizimin e ndonjë dueti me ndonjë këngëtar?
Patjetër, mirëpo nuk kam planifikuar akoma, në të ardhmen do të keni rastin të dëgjoni surpriza të këndshme.
Kush ju sponsorizon në realizimin e albumeve dhe videoklipeve?
Valon Hoti.
Kohëve të fundit shtypi po shkruan se je bërë konkurencë e fortë për disa këngëtare, sa është e vërtetë kjo?
Nuk e shoh veten si konkurencë, po si kolege që shprehet me anë të këngës…
















