Home » MUZIKE » Alida do të shfaqet si e para femër repiste në duet me kosovarin

Alida do të shfaqet si e para femër repiste në duet me kosovarin

Alida Duka do të na prezantojë shumë shpejt anën e saj të fshehtë, atë të një repisteje të thekur, edhe pse e ushtron këtë rrymë muzikore që nga fillimi i karrierës si këngëtare. Motra e madhe e Stines që jeton në Gjermani ka pohuar për “Panorama” se  “kënga që është drejt përfundimit është një bashkëpunim me një këngëtare e njohur kosovare, emrin e së cilës do ta zbullojë vetëm kur dueti të ketë përfunduar, ndërkohë që ajo do të shfaqet si e para femër repiste në klip.”Këtë herë do të prezantohem në publik në stilin rrep, pasi është një anë e pazbuluar më parë në perfomancën time që publiku nuk e njeh akoma. Rrepin e ushtroj që në fillim të karrierës sime por nuk ka qenë momenti i duhur ta shfaq atë deri sa kompozova këngën “Kam mall” para disa javësh dhe tek e cila duhej patjetër për thyerje një perfomancë e tillë. Bashkë me këngët e reja, Alida ka përfunduar dhe një set të ri fotografish ku shfaqet shumë ekstravagante. Vetëm pak muaj më parë ajo publikoi në tregun muzikor shqiptar një album të ri me 12 këngë me titull “Souvenir”. Për këtë album ajo punoi dy vjet rresht në bashkëpunim me kantautorin Stine. Albumin e ri ajo e përkufizoi në stilin “Alida” pasi të gjitha veshjet i kishte stiluar vetë. Rryma e saj është RnB dhe ngjyra e veshjeve bardh e zi, pasi janë ngjyrat e saj të preferua,ra ndërsa nuk mungon dhe ngjyra blu.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.