Hera e tretë e Elvanës!
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata pritet të shfaqet sërish, këtë herë jo me një, por me dy videoklipe të reja dhe që të dyja do të jenë bashkëpunime me emrat më të njohur të muzikës. Sigurisht, këngët e reja do të jenë pjesë e albumit të ri, i cili pritet të dalë në treg gati 3 vjet pas publikimit të të parit. Dy këngët që pritet edhe të lançojnë albumin, do të jenë bashkëpunime: i pari me Florin dhe i dyti me Getin, të shoqëruara me vidoeklipe, të cilat janë realizuar nga “Entermedia”. Edhe pse nuk jepen data fikse se kur pritet të hidhet në treg albumi i ri i këngëtares Elvana Gjata, pa dyshim që ai do të jetë një sukses, e të mendosh që vetëm këtë verë sapo ka lançuar 2 këngë dhe klipe të reja.
TAGS: 2 video te reja, albumi i ri, elvana gjata, flori, geti
Post a Comment
















