Shqiptarja Dorina Leka, në reality show-n X Factor
Lajmi kishte kohë që përflitej, por u bë zyrtar vetëm të premten. Këngëtarja që jeton ne Trieste, por që është shqiptare do të jetë në kastin e “X Factor” , në edicionin e tij të katërt të transmetimit në RaiDue, i cili do të nisë të martën në 7 shtator, me natën e tij të parë. Mara Maionchi, Elio, Enrico Ruggeri dhe Anna Tatangelo. Konkuruesit janë 12 të ndara në kategori të ndryshme: grupet vokale mbi 25 dhe burra e gra në kategorinë “Under 25″. 12 finalistët do të prezantohen në dy takime që do i paraprijnë natës së parë, pra në datat 1 dhe 3 shtator. Dorina do të jetë në kategorinë “under 25″ dhe do të
udhëhiqet nga Ana Tatangelo. E re, e bukur dhe plot me talent ka nga ata që e kanë përcaktuar si “Janis Joplin shqiptare”. Në skenë ka një zë që të prek shumë, mjaft potent, por kjo nuk do të thotë që i mungon sensualiteti, ndërsa këndon rrok’n'roll me gjithë shqisat e saj. Shpirti rrok, rebele dhe mosha e re e kanë bërë të ishte në mëdyshje për të marrë, apo jo pjesë në këtë eveniment. Më pas ka vendosur të vihet në provë dh eta jetojë këtë sfidë të risi një rast të paarritshëm për një njeri që do të piqet artistikisht. Kjo skenë për të është si një vitrinë ku ajo do të shfaqë aftësitë e saj dhe kulturën në muzikë, e gjitha para një publiku mjaft të madh, pa e mbivlerësuar veten, por duke shprehur atë çka është në të vërtetë. Është rritur në një ambient familjar dhe shumë stimulues e kreativ, me prindër dhe njerëz që muzikën e kanë pasur në gjak. Pianoja ka qenë lodra e saj e parë: këtë vegël ka mësuar dhe në lice për 8 vitet e para. Pasioni për këngën lindi kur kuptoi që kishte aftësinë të ishte më bindëse kur këndonte, se sa kur fliste, kështu ndoqi aktivitetin kulturor të babit të saj, duke bërë koncerte dhe serenata në Triste: shumë ka njerëzit madje më shumë do ta kujtojnë si vajza e serenatave dhe koncerteve në rrugë, se vajza e një skene të madhe, siç është ajo e “X Factor”. Ka luajtur dhe ka provuar muzikën pop, mjuzikëll dhe muzikën e lehtë. Të gjitha këto nuk e bindin shumë, kështu që ju dha muzikës metal të rëndë, asaj të zezë, gotike, metalit të zi dhe atij lirik. Ndër njerëzit që I ka pasur mite dhe shembuj përmend: Lisa Gerrard, Diamanda Galas, Nina Simone, Billie Holiday, Maria Callas, Patti Smith, Janis Joplin, Verdi, Rossini e Mozart, për tu kthyer tek kolosët e rrokut Led Zeppelin, Ac/Dc, Black Sabbath. Për disa vite ka luajtur me grupe të ndryshme, por më pas ka premtuar të jetë besnike e një grupi me të cilin ka nënshkruar një kontratë. “X Factor” është një talent shoë që ka si objektiv të zbulojë dhe të lanccojë një këngëtar që ka karakteristikat për tu bërë një popstar i vërtetë. X’Faxtor është ” ai talenti i veçantë që transformon një njeri të zakonshëm në një yll”, kjo sipas përcaktimit që ka bërë menaxheri diskografik dhe prodhuesi artistik Simon Couell, i cili ka krijuar një shou të tillë, që sot është në edicionin e 7 në Angli dhe që është bërë një program mjaft i ndjekur dhe mjaft i suksesshëm në të gjithë botën dhe ku prej vitesh “lindin” yje të muzikës pop.
















