Revolt Klan, Ndjehemi shume krenare qe po çojme emrin e muzikes shqiptare pertej kufijve
- Posted on 23/08/2010 in INTERVISTA, MUZIKE
- |
- by admin
Interviste ekskluzive me Febi Shkurtin e Revolt Klan
Pershendetje çuna! Tashme fama juaj pervec shqiperise ka pushtuar edhe Ballkanin por jo te gjithe dine shume per ju. A mund te na beni nje prezantim te shkurter per lexuesit?
Hey Pershendetje, ne fakt do doja te korrigjoja dicka te vogel se kenga i ka kaluar tashme kufijte e ballkanit dhe ka arritur ne gadishullin Iberik ne Spanje… ne Rusi…Hollande, Belgjike pra ne te gjithe Europen tashme… dhe me vjen mire qe kjo gje po i ndodh Shqiperise dhe ne si shqipetar .Ndjehemi shume krenare qe po cojme emrin e muzikes shqiptare pertej kufijve. Revolt Klan perbehet nga Bruno Pollogati student per kanto ne Akademine e arteve ne Tirane Febi Shkurti ka mbaruar per Informatike ne Tirane Elgit Doda Student per Dirigjim ne Akademine e arteve.
Une personalisht por mendoj edhe publiku jane shume kurioz te dine me shume per bashkpunimin tuaj me te fundit me kengetari rumun Mario Bischin per kengen I.D Lover. Na tregoni dicka me shume?
Bashkepunimi me Marion … lind nga pelqimi nga ne te tre i kenges “No goodbye” hit i veres se kaluar. Gjetem kontaktin me Aris Kalimeris, manaxheri i Mario Bischin, i cili eshte gjithashtu anetar i jurise se Eurovizionit dhe ka ne juridiksionin e vet dhe shume artiste te tjere rumun dhe grek me emer ne gjithe boten. (per me teper www.ymanagement.ro). U desh nje kohe e gjate qe kenga demo te cilen e derguam ne, te merej e te perpunohej nga Aris i cili me pas e dergoi ne studion e “Sunrise Inc.” ku bejne pjese artiste nga rumania me fame boterore midis tyre dhe Mario. Pasi Mario mbaroi pjesen e vet, kenga erdhi ne studion tone te “Max Records” ku dhe ne hodhem vokalin tone dhe e derguam perseri per pergatitjen finale te Aris. Me pas erdhi dhe videoklipi nga “Max Production”.
A do te vazhdoni te keni bashkpunime te tjera me Mario Bischin apo edhe me kengetare te tjere te sferes muzikore nderkombetare?
Me Marion ndoshta mund te kete bashkepunime te tjera pasi tani ai se bashku me Aris jane pjese e studios tone dhe ne do tu dergojme gjithashtu dhe demo per kenge jo vetem tonat por dhe kengetare te tjere duke e nxjere muziken shqiptare tani ne nje nivel tjeter, europian dhe pse jo boteror. Eshte ne plan nje bashkepunim tjeter me kengetare perseri me fame boterore por do t’ua le surprize deri ne tetor, do jete nje hit i radhes, ju premtoj!
Revolt Klan ka sjelle kete vere hite muzikore ku mund te permendim “Femer fatale” te Samanta Karavello. A do te kemi produksione te tjera me kengetare shqiptare?
Femer fatale e Samanta Karavello e cila shkoi deri ne gjysem finale te Top Fest 7, eshte kompozuar nga Elgiti se bashku me çunat, gjithashtu kenga “Problem” e Zaimina Vasjarit. Se shpejti do te publikohet kenga e re e Anjeza Brankes i zhanrit house, gjithashtu kenga e re house e Ingrit Gjonit ku do te jene te ftuar special dhe Revolt Klan e shume e shume kengetare te tjere te rinj e te njohur.
A jeni te kenaqur me suksesin qe po korr video juaj “I.d Lover”, si nje nga videot me te klikuara ne Youtube? A mund te na tregoni dicka me shume rreth produksionit dhe ku eshte xhiruar?
Sigurisht qe jemi te kenaqur, na vjen mire qe videon e shoh te postuar kudo ne profilet e miqve te mi ne facebook, por dhe gazetat po shkruajne per te si p.sh. “Paloma” kete fundjave apo “Panorama”. Video eshte xhiruar ne Tirane, tek “Bistro pool” nje nga pishinat me te bukura dhe luksoze per momentin ne Shqiperi e ndertuar nga Alpet. Per çdo detaj dhe produksioni i videos eshte i Max Production.
Cili do te jete projekti i ardhshem i Revolt Klan?
A keni pasur oferta koncertesh kete vere?
Kete vere kemi qene ne disa clube verore shume te medha ne Shqiperi, ku do te permendja “Mojito” ne vlore dhe “Mango beach” ne Sarande. Tek ky i fundit ishte nje party fantastik rreth 2700 veta. Ishte nje eksperience per t’u mbajtur mend… nje publik shume hot.
Po kohe per pushime a ka pasur grupi Revolt Klan?
Per fat te keq kete vere jo, kemi qene te angazhuar me pune ne studio dhe me koncerte, ndoshta veres tjeter ku i dihet…
Nje pershendetje per Fansat dhe lexuesit e www.nix-music.tv
Nje pershendetje e perzemert per NMTV veç vazhdoni keshtu dhe fansave ju duam shume Much love nga Revolt Klan.
Intervistoi: K.L.
















