Seldi zbavitet me femra dhe muzikë kubane
Edhe pse debatet dhe polemikat në media nuk kanë të sosur, duket se Seldi po e shijon për së mbari jetën e natës me miqtë. Madje thonë se ai gjithë këtë vemendje mediatike e konsideron si diçka në favor të tij. E ku ka më mirë për një artist të ri që të gjendet një argument qoftë ky edhe për homoseksualitetin e tij dhe gazetat të flasin pothuajse çdo ditë për të.
Pak ditë më parë Seldi është fotografuar nga paparaci ynë tek kompleksi “Mai Tai”, i cili menaxhohet nga Mandi, një tjetër pjesmarrës në “Big Brother 3” dhe mik i deklaruar i Seldit, ku luhet muzikë kubane. Interesimit të fotografit për t’i marrë poza sa më interesante, Seldi i është përgjigjur me të njëjtën monedhë duke u argëtuar me vajza, shumica pjsëmarrëse në edicione të ndryshme të “Big Brother” si psh Romina dhe të tjera.
















