Gili: Kenga ime strehe e te dashuruarve

Emri i saj i artit eshte Gili, ndersa prinderit e kane “pagezuar” me Fevzije, Fevzije Konushevci. Ajo eshte e njohur ne skenat ku jetojne shqiptaret, jo vetem per gjatesine e harkut kohor pergjate te cilin ajo ka kenduar por edhe per performancen vitale te paraqitjes ne skene.

Gili, e konsideroni favor, apo problem faktin qe e keni bashkeshort kompozitorin, me te cilin me se shumti bashkepunoni?

Une me Ilirin jam njohur shume para se muzika te behet profesioni yne. Miqesia jone daton nga vitet e femijerise. Shume gjera ne jeten tone kane ndodhur qe na kane bere para se gjithash shoke te mire, prandaj sot konsideroj favor bashkepunimin me te. Madje, do te thosha se, eshte esence e punes sime si kengetare, sepse pa te nuk do ta merrja kete udhe.

A eshte i rrepte Iliri dhe a eshte kritikuesi i pare i juaji?

Me mua eshte me i rrepte se me bashkepunetoret e tjere, sepse ndjehet i pergjegjshem per karrieren time. Ai ishte ideatori i stilit tim muzikor dhe vendimmarres se cka dhe ne cilin moment duhet prezantuar publikut tim. Tani pas gjithe ketyre viteve me duhet te pranoj se mbi 90% te parashikimeve i kishte te sakta. Ai eshte njohes i mire i mentalitetit, po edhe vizionar per cka duhet t’ia pranoj se e ka avancuar menyren se si duhet ndertuar nje karriere muzikore ne Kosove.

Ju keni edhe dy djem, a kane filluar edhe ata te perzihen ne stilin tend, dua te them te behen vleresues te artit tend?

Ata nuk e kane as me te voglen ndjenje se une edhe Iliri kemi nje numer te madh adhuruesish. Per punen tone nuk flitet shume ne shtepi. Por, ata ballafaqohen me realitetin dhe shpesh m’i percjellin komplimentet ose kritikat qe i degjojne nga te tjeret. Nga kenget e mia i pelqejne baladat, si Prishtina, Te fala nga Tirana, Prapeseprape, Kur u ndame, Me kast, etj.

A kane talent femijet per muzike?

Jane shume te talentuar, por totalisht te painteresuar qe te merren me te. Te dyte jane ithtare te sportit.

Te kthehemi pak prapa. Kur keni filluar te kendoni, kush iu ka zbuluar, cila ka qene kenga e pare?

Njohurite interpretative i kam marre ne korin e shkolles fillore Emin Duraku, me te cilin kemi fituar cmime te para ne konkurrencen shume te madhe te ish-Jugosllavise. Pastaj, si studente me Ilirin e Aiden formuam trion Rona qe ishte nje grup shume i suksesshem i pop muzikes ne vitet e 80-ta. Si soliste kam filluar me 1993 me albumin e pare, Djali nga Kosova, me insistimin e Ilirit, Shekit dhe Shkumbinit nga Labia.

 Me cilet kompozitor bashkepunoni, kush ua shkruan tekstet dhe dicka per sukseset neper festivale?

Gjithmone me Ilir Beranin. Te dyte i adhurojme festivalet dhe nuk hezitojme as sot te marrim pjese sa here qe kemi kenge te mire. Prej Akordeve e deri sot, pothuajse gjithmone isha e shperblyer me cmime te para te jurise apo publikut. Edhe atehere kur nuk mora cmim, une e kisha hitin absolut te festivalit. Pra, isha viktime e politikes redaktuese, sepse sot pas kaq vitesh, kam te drejte te pyes se si ka mundesi qe nuk mori cmim kenga Xixellonja apo Prishtina?! Kete po e them qe t’i trimeroj gjeneratat e reja te mos deshperohen nese nuk vleresohen. Koha eshte gjykuese e suksesit. Kenga Prishtina nuk ka humbur ne vlere pse nuk fitoi. Por, edhe kenget e tjera qe u shperblyen, u popullarizuan vetem pse ishin te mira. Te tilla jane, Ditet e fundit, Prapeseprape, Per mua qan ajo qe me ka linde, Mysafire nderi apo Kur u ndame. Ne festivale ndihem vetja.

Sa kenge keni ne repertorin tuaj. Na behet se ju nuk nxitoni, sepse, mendoni arti nuk e duron nxitimin?

Kam mjaft kenge, por te edituara me kujdes qe te mos e merzis publikun.

Keni shume kenge per dashurine, sigurisht permes tyre shpalosni brengat e nje brezi te tere?

Numrin me te madh te adhurueseve e kam fituar pikerisht me keto kenge. Dua qe kenga ime te jete strehe e te dashuruarve, te lumturve dhe te pikelluarve.

Fakti se jeni e shkolluar dhe ate per gjuhen, ben qe ju te mos keni shkarje gjuhesore ne tekstet tuaja. A qendron kjo?

Me nxite qe kohe pas kohe te perdor gegerishten, gjithmone per ta treguar thesarin e pasur te fjaleve. Kah po shkon muzika sot, ne biznes apo ne kic? Muzika eshte biznes prej se ekziston civilizimi, qe nga oborret mbreterore. Kici, gjithashtu e ka percjelle shume artin kohe me pare. Bota njeh shume krijimtari, por mbeten vetem ato pak qe me te vertete kane vlera. Une po synoj qe ne kete rrugetim te le ndonje kenge te mire qe do ta kene per zemer ata qe do te vijne pas meje.

Sa i kushtoni rendesi veshjes dhe qendrimit elegant ne skene, na kujtoheni me fustane te gjate dhe te kuq?

Endrra ime si vogelushe ishte kjo elegance pak perrallore me te cilen jam prezantuar me vite. Ndoshta, ajo vogelushe ende fle ne mua dhe nuk pranon te rritet. Sot, gezohem kur shoh shume kengetare te reja qe jane rritur me kenget e mia dhe me kane imituar qysh te vogla. Mendoj se kam ndikuar mire ne kultivimin e shijes se tyre, sepse sot ato duken shume te bukura dhe kane nje feminitet jo agresiv.

Keni kenduar edhe ne duet, eshte me veshtire, apo me lehte?

Mundesia qe ta prezantosh kengen neper turne eshte minimale, prandaj ndjehem pak e cunguar. Duetin e fundit, Kur u ndame, me Enis Potokun, e kam reklamuar me teper ne Kosove, Maqedoni e diaspore.

Duket se kohet e fundit, disi jeni terhequr pak, nuk beni turravrap?

Tani jam kthyer me albumin e ri, FOL PER MUA, prej te cilit menjehere jane pelqyer kenget “Misat e diaspores”, dhe “Diten e hane”. Kete vere isha mjaft aktive dhe perseri jam prane publikut.

Ndoshta ishte nje qetesi para furtunes, apo jo?

Me duket se po.

Keni edhe nje sharme te vecante ne skene. Si arrini ta mbani ?

Nuk e kam te menduar. Jam me fat qe kam marr “Vizen” e publikut qysh ne fillim dhe, sot, jam komode ne krijimtarine time. Nuk kam dilema. E dua publikun tim dhe kete dashuri e tregoj vetem me kenge te mira.

Na behet se nuk vuani nga komplekset, por jeni origjinale, reale?

Nuk kam asnje prezantim apo editim qe mund te jete “Déjà vu “.Mendohem gjate para se te prezantohem qe te sjelle dicka te re, por gjithmone te jem ajo Gili, qe e duan adhuruesit e mi. Une synoj vetem t’i mbaj me fanatizem adhuruesit e kenges sime dhe nuk dua asgje me shume.

Si e kaloni kohen, duket se nuk keni kohe per te humbur, kurre nuk iu mjafton, nuk iu tepron?

Edhe kur pushoj punoj.

Njiheni edhe si femer me pasione te shumta, si leximi, filmi, teatri…

Tani pasioni im jane femijet dhe familja. Cdo liber apo film, do ta nderpres per edhe me te voglin muhabet me ta.

Ku i punoni klipet e fundit, kush e zgjedh veshjen tuaj dhe a harxhoni shume per nje klip?

Kam fituar nga muzika ndaj edhe dua te investoj. Investimi im eshte ekuivalent me respektin qe kam per publikun. Une jam ne minus edhe me albumin e fundit, por nuk e kam filozofine e kafenese se “nuk ka muzike, nese nuk ka para”. Muzike do te kete sa te frymoj. Une edhe nuk kam besuar kurre se do te fitoj nga muzika. Dashuria eshte lidhja mes meje, publikut dhe kenges. E, dashuria, eshte e perjetshme.

 Tashme ne skenen tone jane ngjitur shume emra, iu duket se eshte kjo begati, apo nje tendence per kuantitet te pakontrolluar?

Momentalisht eshte kuantitet i pakontrolluar, por mund te jete nje mundesi e mire per daljen e nje talenti. Se fundi, nuk mund ta dime sa eshte i mire nje kengetar nese nuk e krahasojme.

Jeni nje artiste qe duket se keni nje jete te qete, por njekohesisht edhe te vrullshme, sidomos ne skene?

Sot, as nuk i qaj deshtimet, as nuk i festoj sukseset. Nuk kam kohe, sepse qysh neser krejt nis prej fillimit. Pra, mundem vetem te permiresohem. Femijet tane nuk e dine as nje sekonde te lodhjes apo brenges sime e te Ilirit. Keshtu e ruajme qetesine e jetes familjare.

Gili, ekstravagante ne skene, por shume e thjeshte ne jete, do te thoshim nje tip interesant. jeni e shoqeruar dhe shume miqesore, madje tek ju duket se nuk ka xhelozi, e madje as energji negative, dukuri kjo shume e perhapur tek ne?

Une jam artistikisht e permbushur. Fati im ishte i mire sepse kam performuar ne skenat me madheshtore te festivaleve. Une kam kenduar ne kohen kur mbusheshin stadiumet e qyteteve. Njerezit udhetonin me kilometra per t’i fotografuar femijet e tyre me mua. Kenga ka qene rezistence ne Kosove dhe cmallje ne diaspore. Kishte mision. Ne nje kohe te tille, une kam fituar adhurues qe me jane besnik edhe sot. Shume femije jane rritur e shume te rinj jane martuar. Ata me degjojne e me votojne ende. Kjo me ben artiste ne shpirt, prandaj nuk e kam as me te voglen xhelozi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU