Home » INTERVISTA » Jeta Faqolli: Do zhvishem sipas kenges

Jeta Faqolli: Do zhvishem sipas kenges

Kengetarja shpjegon: Me Seldin u puthem kot, sa per te bere foto paparaci Kete vit, kengetaren Jeta Faqolli nuk e shohim ne “Maratonen e Kenges Popullore e Qytetare”. Pjesemarrja e saj nuk ka qene e mundur, duke qene se Jeta eshte shume e impenjuar ne kete sezon veror. Ka nisur pergatitjet e nje klipi te ri, per te cilin nuk eshte e sigurt nese do te lancohet kete vere, apo do ta lere per vitin e ardhshem, ndersa edhe koncertet ne bregdet duan kohen e tyre. Heren e kaluar neve ju servirem disa foto seksi te bukuroshes ne Sarande, e cila edhe njehere ne intervisten e meposhtme shpjegon se nuk do te pozonte nudo, edhe sikur t’i ofronin nje shume marramendese. Po keshtu, ajo nuk nguron te na shpjegoje se c’ishte ai thashethem ne lidhje me te dhe Seldin e Big Brother…

Jeta, me cfare po merreni aktualisht, kemi pare qe mungoni te “Maratona e Kenges Popullore e Qytetare”?

Kam nisur pergatitjet per nje kenge te re verore, por nuk di a do ta realizoj para se te mbaroje vera. Perndryshe, besoj se do mbetet per veren tjeter. Gjithashtu jam ne pergatitje te albumit tim te trete ne radhe. Po keshtu, kete vere kam shume koncerte qe zhvillohen ne bregdet. Eshte e vertete qe nuk jam pjese e Maratones kete vit. Kete sezon veror e kam shume te ngarkuar axhenden, ndaj ishte e pamundur pjesemarrja ne kete event.

Kenget tuaja kane pasur vazhdimisht tekste shume pikante. Ju vete cilen preferoni prej tyre?

Vertete qe kane tekste qe spikasin. “Konkurrenca” ka qene vertet nje kenge mjaft e pelqyer nga publiku, por eshte gjithashtu dhe nje tjeter qe titullohet “Provokimet”, kenge qe edhe pse ka dale para 4 vitesh, eshte mjaft e kerkuar. Nderkohe qe preferenca ime eshte per te gjitha kenget e mia. Nese do te me duhej te zgjidhja nje prej tyre, do te vecoja baladen e titulluar “Shko”. Them se po ta degjoni me vemendje, do te kuptoni qe eshte nje kenge shume e ndjere.

Sipas jush, ku nis te quhet e “ekzagjeruar” nje veshje neper klipe?

Une besoj se do ta pershtatja tekstin e kenges me veshjen. Normalisht, kur jane kenge serioze apo balada, nuk ka nevoje per zhveshje mendoj une, por nese behet fjale per nje kenge ritmike dhe verore, aty ka vend edhe per pak zhveshje, apo jo. Sigurisht qe me stil edhe ekstravaganca, ne kete menyre pse jo?!

Jeta, ju keni deklaruar se nuk do te pozonit nudo as kundrejt nje shifre marramendese parash. A keni ndryshuar ndopak mendim?

Jo jo, akoma e kam kete mendje dhe nuk e kam ndryshuar. Nuk do te pozoja nudo, as kundrejt nje shume te majme.

 A ju pelqen argetimi neper pub-e, apo preferoni me se shumti mbledhjen me miq ne vende me intime?

Ne fakt, keto vitet e fundit nuk para e frekuentoj jeten e nates, pasi me eshte bere teper monotone, per vete faktin se kengetaret kane “feste” gjithmone permes evenimenteve ku marrin pjese. Per me teper, muzika me volum te larte na ka lodhur. Tani me shpesh dal neper ambiente te qeta, pa muzike, ku mund te diskutojme me shoqerine dhe te argetohemi, edhe pse pa muzike. Por, edhe qendrimi ne shtepi me pelqen dhe here pas here me relakson tej mase.

Eshte perfolur ne shtyp se ju dhe Seldi i “Big Brother” keni pasur nje lidhje dashurore se bashku, madje kemi pare edhe foto ku ju te dy shfaqeni duke u puthur. Si qendron e verteta e kesaj ceshtje, ne c’rrethana jeni njohur ju te dy dhe a vijoni te flisni me njeri-tjetrin?

Ajo foto se ciles i referoheni ju, eshte shkrepur para nje viti e gjysme, ne promovimin e pub-it te Kastro Zizos, ku kemi qene te pranishem shume kengetare dhe paparace. Ne pije e siper, duke bere shaka me njeri-tjetrin, pame paparacin qe kerkonte medoemos te kapte dicka dhe me thote Seldi mua: Bejme sikur do puthemi dhe une nuk e refuzova. Normal qe fotoja ishte bere dhe ne e kishim harruar kete gje, vec kur del papritur nje dite ne skene permes gazetave, ne momentin kur Seldi ishte brenda ne “Big Brother Albania”. Por, dua te sqaroj se me Seldin kemi pasur vetem shoqeri, asgje me shume.

Cili ka qene thashethemi qe ju ka bere te ndjeheni me keq?

Ka pasur mjaft, por njera qe sipas meje ka qene me e ekzagjeruar, eshte kur eshte shkruar ne nje reviste kosovare, “Jeta eshte lesbike”. Ata jane bazuar ne nje foto te marre nga interneti, ku une kam dale me motren time, por ata qe i jane referuar fotos, nuk e dinim kete gje. Intervistoi: Fjoralba Shahaj

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.