OG: Nuk e kuptoj pse Seldi vazhdon të fshehë homoseksualitetin e tij
Dikur kanë qenë shumë shokë pasi janë rritur në një lagje. Më pas kur OG u kthye nga Amerika për të rifilluar jetën në Tiranë, e rigjetën njëri tjetrin kësaj here falë edhe pasionit të përbashkët, muzikës. Por u desh kënga “Si ty nuk ka” për të kuptuar që mes tyre kishte më shumë gjëra që i ndanin, se sa i bashkonin. Natyrisht kur je fëmijë nuk arrin t’i kuptosh këto ndryshime, por më pas kur rritesh, del në pah personaliteti i cili të bën të kuptosh se kë ke përballë.
Në një intervistë të disa kohëve më parë, Geri ose OG siç njihet në art, rrëfeu zhgënjimin e madh që kishte marrë nga Seldi, bashkëmoshatari i tij, me të cilin kishin ndarë gjithçka bashkë kur kishin qenë të vegjël. Gjatë përgatitjes së këngës OG arriti të zbulojë karakterin e vërtetë të tij i cili jo vetëm nuk i pëlqeu, por e zhgënjeu. “Gjatë bashkëpunimit për këngën, kuptova që ishte njeri shumë fallco, mosmirënjohës, tamam me dy fytyra” është shprehur OG për “Panorama Plus” pak javë më parë. “E di që pamja e tij prej adoleshenti të përjetshëm të bën të mendosh që Seldi është një shenjtor, por në fakt nuk është kështu. Arritëm të zihemi për gjëra banale. Ai më thoshte që unë duhet t’i isha mirënjohës pasi më hapi dyert, më mashtronte për punë parash, gjëra për të cilat nuk kisha menduar ndonjëherë që mund të ishin të mjaftueshme për të krijuar një mosmarrëveshje, aq më shumë me një person me të cilin isha rritur.”
Ndërkohë OG hedh dritë në intervistën e tij të disa javëve më parë edhe mbi jetën private të Seldit, i cili nga miqtë e tij pak më të largët komentohej si një djalë që kishte pasur shumë femra. “Nuk është e vërtetë ajo që thuhet për marrdhëniet e tij me femrat. Unë kam ndenjur gjatë edhe në shtëpinë e tij. Ai krijonte njohje me shumë femra, por nuk e di çfarë ndodhte më pas. Pasi takohej një ose dy herë, femrat i largoheshin. Ka mbetur një mister për mua pse ndodhte kjo duke pasur parasysh se ishte djalë bukurosh në pamje.”
Kaq ishte përgjigja e OG në atë kohë e cila siç e zbuluam më vonë nuk ishte gjithçka çfarë ai dinte për ish mikun e tij. Në një prononcim të pak ditëve më parë, OG vendos të tregojë gjithçka. Ja çfarë na thotë ai: “Në fakt kisha shumë më tepër se aq për të rrëfyer për Seldin, por duke qenë se ai në atë kohë kur unë dhashë intervistën ishte në një kompeticion, atëherë unë mendova të mos zgjatesha më shumë. Por tani që “Big Brother” mbaroi, mendoj se duhet ta vazhdoj rrëfimin tim. Duke qenë vetë tashmë në botën e muzikës dhe në kontakt me fansat, mendoj se nuk ka gjë më të keqe se sa të kërkosh t’i mashtrosh ata, të hiqesh ai që nuk je. Unë e kam ndjekur me vemendje Seldin brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe më ka ardhur neveri kur kam parë se ai e fshihte atë që Klodi e tha me kurajë, fshehu homoseksualitetin e tij. Jo vetëm kaq, por ai përdori Domin për të treguar se është heteroskeksual. Unë mendoj se ai po bën një gabim të madh. Nëse takimi i tij me publikun do të fillonte dhe mbaronte me “Big Brother”, mund edhe ta evitonte. Por fakti se ai ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij si këngëtar, më bën të mendoj se Seldi po bën një gabim të madh. Ai duhet të tregojë që nuk i ka qejf femrat siç mundohet të na mashtrojë, por meshkujt. Shoqëria jonë e di mirë këtë fakt dhe për mua kjo nuk është ndonjë gjë e keqe dhe për tu fshehur. Më i rëndë ka qenë gabimi që ai preu në besë mikun e tij të fëmijërisë, pasi preferencat seksuale të gjithkujt janë diçka private. Kjo ishte çfarë doja të thoja në lidhje me Seldin, ish mikun tim të dikurshëm nga i cili u zhgënjeva shumë” përfundon kështu rrëfimin e tij OG.
















