Home » MUZIKE » Kristi Popa fejohet me studenten e kantos 15 vite më të vogël

Kristi Popa fejohet me studenten e kantos 15 vite më të vogël

Ndërsa jep gjykimet e tij prej profesionisti për perfomancat e talenteve të reja në panelin e “Star Academy” në Tv Klan, mund t’ju ketë rënë në sy një unazë fejese në dorën e tij. Kantautori Krist Popa tashmë është fejuar, një hap i bukur në jetën e tij që nuk e ka mbajtur të fshehtë, por dhe as nuk ka folur deri tani në media rreth këtij ndryshimi në statusin e tij, pasi në fund të fundit është çështje shumë private. Siç ndodh me artistët që nuk preferojnë të flasin në media për jetën e tyre, Krist Popa preferon të flasë më shumë për muzikën. Por shumë do të kishin interes të dinin më shumë se kush është vajza që ka bërë për vete kompozitorin e njohur. Bëhet fjalë për Mimoza Doçin, vajza shumë simpatike brune, studente në degën e Kantos në Akademinë e Arteve të Bukura. Ata kalojnë shumë kohë bashkë por ende nuk bashkëjetojnë, pasi është një fejesë që pritet të finalizohet me martesë.
Ende nuk dihet nëse do të jetë një datë e afërt apo e largët për ceremoninë e martesës së tyre. Nuk dihet se ku ka ndodhur njohja e tyre dy vite më parë, ndërsa përjashtohet mundësia e njohjes në ambientet e liceut artistik ku Kristi jep mësime muzike. Për herë të parë ata u shfaqën bashkë në publik në vjeshtën e vitit 2008, në kinema “Millenium” në premierën e filmit “Shenjtorja”, pasi Kristi ishte autori i kolonës zanore të këtij filmi. Kjo ishte dhe një nga daljet e veçanta të Kristit në media, i cili prej dy vitesh nuk kishte dalë në skenë, por ishte marrë vetëm me kompozime në studion e tij për këngëtarë të ndryshëm. Në një intervistë dhënë në atë kohë për “Panorama Plus”, duke folur për projektet e tij muzikore Kristi nuk e fshehu të vërtetën e tij, që ishte duke jetuar një histori dashurie nga më të bukurat, pikërisht me Mimozën.
“Ai pohoi se ndihej i dashuruar, duke lënë të nënkuptohej se kjo histori do të thellohej me një hap serioz”. Për sa i përket jetës profesionale aktualisht ai kompozon për këngëtarë të ndryshëm në studion e tij, ndërsa çdo javë gjykon talentet në panelin e jurisë së spektaklit “Star Academy” në Tv Klan. Pas një periudhe të gjatë që ishte shkëputur thuajse tërësisht nga aktivitetet muzikore që e lidhnin me skenën, Kristi u rikthye në publik në gusht 2008, pikërisht në pozicionin e veçantë si profesor dhe anëtar jurie i talenteve të reja të “Star Academy”.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.