Home » MUZIKE » Marseli dhe 10 emrat e brezit të ri të tregut muzikor shqiptar

Marseli dhe 10 emrat e brezit të ri të tregut muzikor shqiptar

Ne e dimë që është e vështirë të depërtosh në tregun muzikor sot, ndaj sa herë që shikojmë ndonjë talent të ri menjëherë mundohemi t’i ndihmojmë sadopak duke shkruar për ta në faqet e “SH2″.
Këtë herë vendosëm të bënim diçka më ndryshe dhe po i dedikojmë shkrimin kryesor të suplementit tonë; duke ju sjellë 10 prej emrave më të rinj të tregut muzikor shqiptar, të cilët, sipas stafit tonë, do të jenë përfaqësuesit e brezit të ri.
Të gjithë kanë provuar që dinë të këndojnë shumë mirë, bashkëpunimet e para i kanë kryer me disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare e në muajt e ardhshëm secili prej tyre pritet të publikojë këngë dhe video të reja. Jeni gati? Nisja!
1- Marseli – Janë dashur vetëm 30 sekonda (koha që Marseli këndon në “Origjinale” këngën e re të Aurela Gaçes) që njerëzit të tërhiqen dhe të bien në dashuri me zërin e tij.
Falë suksesit të “Origjinale”, Marseli është padyshim zbulimi i kësaj vere dhe me një hit të tillë, zor se do t’i shpëtojë vëmendjes. Në të ardhmen mësojmë se ai do të vazhdojë bashkëpunimin me Flori Mumajesin, çka besoj e dini mirë se çfarë do të thotë… një tjetër hit!
2 - Elita Ziberi – mund të jetë e bija e një prej këngëtarëve më të njohur në historinë e muzikës moderne shqiptare (Arif Ziberi – Elita 5), por meritën për suksesin e arritur në “Top Fest” së bashku me bandën e saj “XXL” e ka tërësisht të vetën. Një zë të mrekullueshëm, perfekt për pop-rrok dhe një shije muzikore mbresëlënëse, Elita padyshim do të jetë një prej artisteve më të suksesshme të viteve të ardhshme.
3 - Valon Shehu – E keni parë tek “Star Akademi”, “Kënga Magjike”, “Top Fest” dhe pavarësisht se ka marrë pjesë në këto evenimente kaq popullore në Shqipe, çuditërisht ende nuk është bërë emër shumë i njohur për publikun.
Për këtë po ia vëmë fajin mungesës së një kënge-hit, por jemi të sigurt që këtë vit gjithçka do të ndryshojë. Mendojmë se Valoni është ende në kërkim të një muzike, në të cilën të ndihet rehat dhe do rekomandonim që t’i kushtonte disi vëmendje repertorit të Nickelback (How You Remind Me, RockStar) apo të Daughtry (What About Now). Themi se do ishin perfekt për të!
4 - Irva Stefa – Falë eksperiencës së Rovena Stefës (motra e Irvës) dhe një menaxhimi të mirë prej motrës tjetër – Elisës, Irva e ka rrugën e hapur drejt suksesit. Me debutimin e saj në “TopFest”, ajo tregoi se tashmë ka vendosur t’i përkushtohet muzikës e shpesh herë është parë në turne me Rovenën.
Këtë vit ka në plan të realizojë këngë të reja dhe një videoklip që pritet ta bëjë atë një emër aq të njohur në qarqet muzikore, po ashtu si dhe motrën e saj.
5 - Eni Koçi – Një tjetër motër, një tjetër talent. Po ashtu si Irva dhe Enit nuk do t’i duhet shumë të luftojë për të gjetur rrugën drejt skenës, pasi Greta Koçi ka vite që ka bërë emër në muzikën shqiptare.
Ajo tashmë i ka dyert e hapura dhe e vetmja gjë që i mbetet të provojë është se ka aq talent sa në një të ardhme të distancojë veten nga hija e së motrës. Lëvizja e ardhshme? Pas videokëngës “Vij tek ti” e sigurt që një duet midis motrave do të ishte një hit i vërtetë, nëse jo në muzikë… patjetër në promovim.
6 – Sara (Sarentina Çako) – Ajo u eliminua nga “Star Akademi”, por publikut iu ngulit në mendje që prej fillimit, jo vetëm me zërin e saj, por dhe me sjelljen si “diva” prej të cilës dhe neve na bëri për vete.
Duke qenë se prej vitesh na mbytën talentet e vërteta dhe vajzat e mira, skenës shqiptare i nevojitet diçka ndryshe, dikush që t’i thotë gjërat siç janë, qoftë dhe pa e kuptuar se po e bën këtë. Sara është perfekte dhe ne mezi presim të dimë se cila do jetë lëvizja e saj e ardhshme!
7 – Adelina Berisha – Nëse do miksonim Genta Ismajlin me Nora Istrefin dhe Dafina Zeqirin rezultati do ish… Adelina Berisha! Këngëtarja është e vendosur që të bëhet një emër i njohur në Estradën Shqiptare.
Për këtë ka publikuar disa videoklipe këtë vit, si dhe ka publikuar një duet me Stine. Videokënga e fundit “Party People” është hit në Kosovë dhe ne jemi të sigurt që Adelina do qëndrojë në skenë për një kohë të gjatë.
8 - Capital T – Ai mund të jetë i ri në moshë, por ka një repertor të pasur me hite dhe ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të hip-hopit shqiptar. Ka treguar se jo vetëm ka talent, por se është konkurrencë serioze për të gjithë rreperat e tjerë.

Videokënga e tij “Supersweet” është klikuar mbi 700.000 herë dhe për ne është padyshim rreperi më i mirë në Shqipe për momentin. Këtë vit shpresojmë që të kalojë kufirin dhe të vizitojë Shqipërinë, ku padyshim do të bëhet një emër po aq i njohur sa dhe në Kosovë.
9 - Da Ghost – Nëse ju nuk e keni dëgjuar ende këngën “Majt Djatht” … gabim keni bërë. SUPER! Përveçse i talentuar, Da Ghost ka dhe një sens humori që duket qartë jo vetëm në tekstin e kësaj kënge, por dhe në atë të “Kceni Kr8″. Ka bashkëpunuar me Blero në “Krejt Anash” dhe me Adelina Ismaili në “Urdhër i ri” (versioni origjinal)… a duhet më për të konfirmuar talentin e tij?
10 – Për të plotësuar dhjetëshen tonë ne vendosëm të bënim diçka speciale. Kërkuam prej orësh në YouTube, në llogaritë personaleve të shqiptarëve në mbarë botën, të cilët dëshirojnë të bëhen këngëtarë. Pas shumë kërkimesh, vendosëm që në listën tonë të vendosnim Donika Zejnelin, e cila banon në Long Island të Nju Jorkut dhe nuk e ka idenë fare se ne e kemi vendosur në këtë listë :) . Në të njëjtën kohë ne nuk dimë shumë për Donikën përveç faktit që ajo ka një zë shumë të mirë për r’n'b dhe shpresojmë që dikush ta ndihmojë për t’i realizuar ëndrrën e saj në të ardhmen.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.