Home » MUZIKE » Capital T, Pasuri & Trim

Capital T, Pasuri & Trim

Hej përshëndetje! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?
Në këto momente jam në Prishtinë tu u marr me projektet e reja që do t’vijnë s`shpejti.
Çfarë fjale fshihet pas “T së madhe të shtypit” që shoqëron Capital dhe si e morët këtë emër?
T-ja e madhe e shtypit edhe inicialja e parë nga emri im i vërtetë përkthim i Kapital-Ti. Vlerat e mia për muzikë dhe anasjelltas i kam përkufizuar si Capital ose pasuri e T ose Trimit.

Na tregoni pak si u futët në rrugën e hip-hopit …?
Me hip-hop jom rrit tu ngju e hip-hop jom msu me fol, besoj se mjafton…
Jeni shumë i ri dhe keni bërë emër në qarqet e hip-hopit në Kosovë. Si mendoni mosha e re ka pasur më përparësi apo më vështirësi për të arritur sukses?
Mosha e re për hip-hop shfaq vështirësi, mirëpo me punë i kam arritur të gjitha.
Po shikoja videon “Ku Jon Paret” ….një tjetër video shumë cool prej jush. Më pëlqen sensi i humorit, por kot për kuriozitet desha me të pyt. Do tentoje ndonjëherë të vidhje një banke (fabula e videos ka të bëj me një tentatim vjedhjeje në bankë)? hahahha
Po, nëse është nevoja.
Në hip-hopin shqiptar ka pasur gjithmonë shumë prurje dhe talente te reja, të cilat fatkeqësisht ngjiten në skenë për disa vjet dhe pastaj humbin. Do ndodh e njëjta gjë dhe me juve apo Capital T është këtu për të qëndruar përgjithmonë?
Do mundohem të punoj sa më shumë dhe në t’vërtetë s’kam ndërmend të ndalem.
Shpresoj se do të qëndroj përgjithmonë…

Më duhet të them qe jeni një interpretues shumë i mirë çka i bën dhe më të veçanta videot tuaja. Ju ka shkuar në mendje të provoni dhe aktorin?
Mundohem që në klipet e mia të jepi maksimumin tim që ato të duken sa më të veçanta. Sa i përket aktrimit, më pëlqen por nuk e kam menduar ndonjëherë, por nëse dikush më ofron ndonjë ofertë interesante për ndonjë film do pranoja me kënaqësi. :)
Don Arbas është një ndër producentët më të mirë në Kosovë, si lindi bashkëpunimi juaj me të (Don Arbas kanë realizuar këngën “Supersweet” e cila është dhe hiti më i madh i Capital T)?
Bashkëpunimi me Don Arbas lindi në bazë të respektit që ne kishim për njëri-tjetrin si artist. Unë e vlerësoj lart punën që bën ai në studio dhe ai po ashtu e vlerëson punën dhe kontributin që unë e jap në muzikë.
2009-ta ka qenë një vit shumë i suksesshëm për juve, po 2010 si po ju duket?
2009 ka qen vit i sukseseve për mu, por viti 2010 ka me kon komplet viti im.

Ashtu qoftë! Faleminderit për intervistën, suksese të mëtejshme!

Një Falënderim tepër i madh ju përket fansave t’muzikës sime, sepse janë ata që m’bojn mu ni t’madh, janë ata që m’shtyjnë me punu sa ma shumë… Faleminderit edhe juve kaloni mirë!

Pergatiti: Elbino

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.