Home » INTERVISTA » Besa: Prioritar për mua, publiku që kam përballë

Besa: Prioritar për mua, publiku që kam përballë

Këngëtarja e njohur në një rrëfim për eksperiencën e pazakontë me Rainbow, Planet Funk dhe One Republic.

Nga TopFesti në Kosovë për Videofestin, e më pas sërish në Tiranë për dy koncerte me disa prej grupeve më të njohura të muzikës rrok në botë. Pa ndalesë dhe me një orar të tejmbushur, Besa na kushtoi pak çaste për të na treguar rreth interpretimit të saj në të njëjtën skenë me Rainbow, Planet Funk dhe One Republic.

Besa përshëndetje! Urime së pari, pasi brenda një jave keni marrë pjesë në dy koncerte përkrah disa prej emrave më të njohur të muzikës botërore. Si u ndjetë përkrah tyre, si ia kaluat në këto koncerte?

Faleminderit për urimin Elbino :-) . Ndjehem gjithmonë shumë mirë kur jam përkrah profesionistëve të muzikës dhe aq më tepër kur këta profesionistë janë me karriera të shquara dhe famë ndërkombëtare. Sidoqoftë, prioritar, në mënyrë të veçantë për mua, është publiku që kam përballë. Ndjehem gjithmonë e emocionuar kur përformoj për të.

- Jam i sigurt që keni pasur shumë emocione, pasi ju është dashur të interpretoni me Uli Jon Roth, çka në vetvete është një shans që shumë pak artistëve ju është dhënë në jetë :) , plus që keni hapur koncertin e One Republic dhe Planet Funk…

Kam përjetuar emocione pozitive të një eksperience të lumtur që siç e thashë më ndodh gjithmonë përpara publikut. Sigurisht, ndarja e skenës me këta emra të njohur i bënte dhe më të forta këto emocione.

- Keni kënduar “Bad Romance” që është pritur shumë mirë nga publiku. Ishte kjo thjesht një këngë e preferuar apo një paralajmërim se në muajt e ardhshëm do shohim një ndryshim në repertorin muzikor të Besës.

Kjo ishte pjesë e repertorit që unë kisha përzgjedhur për atë aktivitet, duke qenë se është edhe një këngë gjerësisht e pëlqyer nga publiku. Për sa i përket repertorit tim, nuk kam bërë ndonjë betim për të mos ndryshuar (qesh).

- One Republic kanë një imazh të qetë tip melankolik, a ishin të tillë dhe në person?

Nuk arrita të depërtoj në kësi detajesh Elbino ;-) )))

- Ata njihen si djem që i kanë “all the right moves” (të gjitha lëvizjet e duhura) …po për vajzat shqiptare a bënë ndonjë kompliment?

Jo në praninë time…

- Mos më thuaj që nuk i keni hedhur ndonjë fjalë për t’ju bërë ndonjë këngë…

Më fal Elbino, po s’më vajti në mendje ta bëja këtë kërkesë…

Hahahaha! Po të kisha qenë unë veç do t’i vija rrotull dhe do këndoja “ma boni nji këëëëëngë përpara se të jetë “too late to apollogizeeeee”… haahhaha. Në after party jeni parë të shoqëroheni sërish me grupet. Na tregoni ndonjë info për fansat. Çfarëdo qoftë! Ndonjë përshtypje për Shqipërinë, për fansat e tyre këtu, si ju duk rakia, çfarëdo që të jetë lol

Fatkeqësisht, nuk më kujtohet ndonjë detaj domethënës Bino! :’(
Mund të them se qe një tavolinë e këndshme dhe argëtuese!

- Kemi mësuar se jeni duke u përgatitur për të xhiruar videon e “Kalorësit të natës” ndonjë info të vogël se kur do të publikohet?

Xhirimet janë në përgatitje e sipër, kështu që them se së shpejti. :-)

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.