Home » MUZIKE » Flori në “Balkan Awards”

Flori në “Balkan Awards”

Nata e ndarjes së çmimeve “Balkan Awards” është shndërruar papritmas në Flori Awards, duke iu treguar të gjitha vendeve ballkanase, që Shqipëria, ndryshe nga ç’pretendohet, paska muzikën më të mirë moderne. Pasi ka fituar në

kategorinë e “Këngës Shqipe më të Mirë në Ballkan”, Flori është ngjitur në skenë për të interpretuar “Playback” e më

pas “Ne e Kraq” me përfaqësuesen/fituesen e Maqedonisë. “Kënga më e mirë në Bullgari” gjithashtu u shpall një kompozim i Florit, dhe në renditjen përfundimtare “Playback” u rendit e dyta në këngët më të preferuara të publikut.

Anna Vissi mund të ketë marrë çmim për kontributin e saj në muzikën ballkanase (pffffff), por as ajo nuk ka arritur të prezantojë dhe t’i mundësojë nga një çmim tre vendeve të Ballkanit në të njëjtën natë. Sapo është kthyer nga Bullgaria, ne arritëm të bisedojmë shkurtimisht me Florin rreth pjesëmarrjes në “Balkan Awards”, mungesës së Kosovës dhe projekteve të ardhshme.

Flori përshëndetje! Sapo ka përfunduar Balkan Awards ku ju fituat çmimin e këngës më të mirë në kategorinë e këngës shqip. Çfarë përshtypjesh ju la ky event, na tregoni diçka më tepër rreth pjesëmarrjes suaj atje…

Përshëndetje juve, nuk di nga t’ia nis, ishin 3 ditë intensive dhe profesionale. Jam i bindur që ç’do artist po të ishte në vendin tim do ndihej shumë mirë… Balkan Music Awards është ndoshta evenimenti muzikor më i rëndësishëm në muzikën ballkanike, emrat më të njohur të muzikës së vendeve të Ballkanit ishin mbledhur këto ditë në Sofie. Duhet ta pranoj, që pavarësisht vlerësimeve që mund të kem marrë gjatë këtyre viteve punë, të hysh në konkurrim përkrah emrave që kanë bërë historinë e muzikës në Ballkan është një arritje jo vetëm profesionale, por edhe morale. Eventi ishte i përmasave të mëdha, me transmetim live në të gjitha vendet e Ballkanit, por dhe më gjerë dhe kjo padyshim të krijon përgjegjësinë e një performance sa më të mirë. Muzika ballkanike ka qenë pikë frymëzimi për artistë të niveleve tepër të njohur në botë, prandaj është mirë që ne të mblidhemi në evenimente të tilla e të tregojmë se deri në çfarë pike kemi arritur ta ngremë nivelin tonë artistik.

Përveç çmimit në kategorinë shqip, ju jeni dhe kompozitori i këngës më të mirë në kategorinë e këngës bullgare, gjithashtu nëpërmjet sms “Playback” mori shumë vota e u ngjitët në skenë më vonë për të kënduar me Alesian…

dua të them… Flori ishte kudo në këtë ceremoni çmimesh… thjesht rastësi apo kjo tregon që tashmë i ke “futur” mirë këmbët në Ballkan :)

Hahaha pse jo… në fakt e gjitha ajo që ndodhi është vetëm rezultati i punës, një pune me përkushtime. Pse jo dhe me orë të vona, shpesh herë duke harruar gjithçka që na rrethon, familjen, miqtë, madje këta të fundit kur duan të më takojnë duhet të lënë takime në axhende, hahaha. Dua të them se falë punës sime dhe një përkushtimi të vazhdueshëm,

unë jam këtu ku ju me cilësoni, me këmbët në muzikën ballkanike. Kjo gjë më bën krenar, pasi kam bashkëpunuar me artistë të rëndësishëm, të cilëve ju kam dhënë, por dhe kam mësuar shumë prej tyre. Por, më jep dhe përgjegjësi, sepse tani e di që duhet të punoj akoma më shumë, që të mund të shkoj më lart profesionalisht e për të vazhduar bashkëpunimet e suksesshme.

Deri dje ne kopjonim këngët e vendeve fqinje, ndërsa tani siç ka ndodhur me disa prej kompozimeve të tua, janë fqinjët që po na kopjojnë ose po kërkojnë të drejtat e këngëve tona për t’i realizuar më pas në gjuhët e tyre.

Ne gjithmonë kemi pas këngë të bukura, si mendon, përse ky ndryshim në këto vitet e fundit?

Në thelb muzika ballkanike vërtitet në të njëjtin bosht, kuptohet me ndryshime të vendeve dhe karakteristikave të tyre. Nëse flasim për muzikë moderne ballkanike, apo atë çka përpiqet të jetë kjo muzikë, kjo e fundit është kthyer në një lojë pa rregulla, ku padyshim nuk mungojnë edhe “kopjimet”, nëse ju pëlqen ta quani kështu. Ndoshta falë punës së vazhdueshme të disa kompozitorëve dhe producentëve shqiptarë, më në fund gjërat kanë ndryshuar. Është e vërtetë tanimë ka edhe kopjime të krijimeve tona muzikore. Në plan të parë, kjo gjë të duket sikur të bën të ndihesh mirë, sepse ti shikon që ke kapur standarde, të cilët fqinjët nuk i arrijnë dot dhe janë të detyruar të kopjojnë. Por fatmirësisht, ashtu si e vini në dukje dhe ju, ka edhe njerëz që kërkojnë bashkëpunime, unë kam gati 1 vit që punoj me artistë të ndryshëm nga Bullgaria dhe këngët janë ripunuar në studion time, përfshirë dhe duetin e fundit realizuar me këngëtaren ALISIA… Ne gjithmonëkemi pasur dhe do kemi muzikë të bukur…

E përmenda dhe në një shkrim pak javë më parë, që është disi ironike kur me debutimin tënd të parë në Ballkan vlerësohesh me tre çmime në tre shtete të ndryshme, ndërsa në Shqipëri ende të mungon një çmim i parë (mesa

jam në dijeni në mos gaboj më thuaj). Ndoshta këtë vit do ta prishim syrin e keq dhe në Shqipëri (flas këtu si këngëtar, jo si kompozitor se si kompozitor ke marr çmim të parë :) ?

Ju duhet të kuptoni se të kompozosh një këngë është shumë herë më e vështirë se sa ta këndosh atë. Të bëj një këngë të bukur, ta dëgjoj atë të performohet në skenë, të ndjej publikun që e pëlqen atë, që ju mbetetnë mendje dhe në zemër për një kohë të gjatë. Ky është çmimi më i mirë për mua. Të tjerat janë fjalë, dhe mua në të kundërt më pëlqen të punoj. Unë këndoj për kënaqësinë time, dhe nuk më duhet një çmim i parë për të vazhduar ta bëj këtë. Doni të këndoni dhe ju me mua? Të bën mirë për shpirtin.

Kënga juaj “Fluturimi ….” është shpallur kënga më e mirë në Bullgari. A do të thotë kjo se keni filluar të bëheni i njohur në qarqet muzikore atje e nëse po, a do të vazhdoni bashkëpunime të mëtejshme në këtë vend?

Sigurisht, muzika ballkanike do vazhdojë të vetëseleksionohet dhe të bëjë diferencën mes muzikës së vërtetë dhe asaj kalimtare. “Fluturimi 397” është një këngë që pa modesti do të thosha se do të mbetet në arkivin muzikor ballkanik. Kjo,

ka bërë që të ishte dhe kaq e suksesshme në Bullgari, ashtu si vazhdon të jetë edhe këtu. Por bashkëpunimet nuk varen

vetëm nga një këngë, janë shumë kushte që i duhen krijuar një artisti që të bashkëpunojë. Unë do të vazhdoj të punoj me artistë të huaj, kjo është e sigurt. Dhe jo vetëm nga Bullgaria.

Kot për kuriozitet… seç kam një parandjenjë që mund të kesh biseduar ndonjë bashkëpunim me Inna :) )

Jo. Nuk ka asnjë bisedë konkrete apo emër, meqë po kërkoni në këtë rast. Por jam i hapur, në rast se do të vijnë.

Mua të them të drejtën më erdhi shumë inat që Kosova nuk përfaqësohej në kategori më vete, bile i shkruaja dhe organizatorëve në lidhje me këtë çështje, por nuk më kthyen përgjigje. Duke qenë se ju ishit atje, thjesht pyes nëse keni dëgjuar gjë se përse është bërë ky indiferencim ndaj Kosovës, apo nëse vitin e ardhshëm ajo dotë jetë prezent me kategorinë e saj apo jo?

Nuk kam dëgjuar dhe nuk di të them, por me sa di në 5 nominimet për video dhe këngë ishte edhe Genta Ismaili… Sidoqoftë Shqipëri – Kosovë jemi 1…

Gjatë muajve të ardhshëm, cilat janë projektet kryesore në planet e Florit?

ALBUMI Elvanës, disa bashkëpunime dhe sigurisht një këngë të re për Florin..

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.