Home » MUZIKE » Orinda Huta : Bukuria e jashtme është një pasaporte me skadencë

Orinda Huta : Bukuria e jashtme është një pasaporte me skadencë

Ekemi parë Orinda Hutën në skenë duke kënduar, por asnjëherë duke prezantuar. Kjo është hera e për të. Me siguri organizatorët e programit “Tuborg Green Beat” kanë menduar që po të kesh një imazh si Huta përballë në ekran zor se mund të ndërrosh kanal, dhe e kanë spikatur si zgjedhje më të mirë. Por, Orinda e ka marrë me shumë qejf këtë pjesë.

Duket se për të televizioni dhe prezantimi ka qenë një pasion i fshehur që me sa shihet është në fillesat e veta, duke prezantuar një emision të përjavshëm në “Vizion Plus” së bashku me dy kolegë të saj. Të gjithë e mbajnë mend hitin e parë të Orindës; “Të dua të dua dhe ti di mirë”… që në krye të herës ka qenë e vendosur në atë që bënte dhe thoshte, dhe kjo gjë e karakterizon edhe sot, duke pasur si një nga pikat e veta të forta këmbënguljen. Ky është viti i diplomimit për Shkenca Komunikimi të Orindës dhe është në punë sipër për temën e diplomës. Nga ana tjetër, po në punë e sipër është edhe për të nxjerrë një këngë të re të sajën, së bashku me një videoklip, sërish në bashkëpunim me një nga djemtë e grupit “Produkt 28”, Alban Kondi. Në një intervistë për “Sh2-in”, Orinda rrëfen jo vetëm për nga zgjimi i mëngjesit deri kur e mbyll ditën në mbrëmje vonë.

Orinda, me çfarë melodie u zgjuat sot në mëngjes?

Nuk jam zgjuar me ndonjë melodi sot. Jam ngritur me shpejtësi nga krevati, bëra dushin, mëngjesin dhe menjëherë dola nga shtëpia.

Zgjimi për ju është i vështirë, dua të themi jeni “gjumashe, flini

deri vonë?

Jo, nuk jam gjumashe, ndaj nuk fle deri vonë. Unë i bëj orët e gjumit mjaftueshëm, ndaj nuk kam probleme me zgjimin. Sigurisht që ditët e pushimit preferoj të zgjohem pak më vonë se zakonisht.

Dita juaj është e planifikuar, apo çfarë të dalë?

Zakonisht është e planifikuar, por gjatë ditës me dalin shumë shpesh gjëra të reja për të bërë, ndaj asnjë ditë nuk është njësoj. Madje, mund t’ju them një sekret, që kohët e fundit kam filluar të harroj se çfarë kam lënë gjatë ditëve të javës dhe me duhet të përdor bllokun e shënimeve…

Jeni vazhdimisht e rezervuar në dhënien e intervistave, por edhe në publikimet tuaja muzikore. Nga vjen kujdesia?

Ndoshta nga eksperienca që mund të kem marrë, si në dhënien e intervistave dhe të publikimeve. Është e vështirë të tregohesh e kujdesshme në këtë “zanat”. Unë mundohem të jem e tillë edhe pse shpeshherë edhe unë mund të gaboj…

Tashmë, diçka ka ndryshuar në punët tuaja, shfaqeni si prezantuese në një emision televiziv në “Vizion plus”. Na flisni pak për

këtë projekt?

Ky emision që po prezantohet aktualisht nga unë, Iva dhe Klejvi, është një projekt i “Tuborg”. Pjesë e fushatës promocionale të tij këtë vit. Ky projekt mu prezantua nga producentët dhe unë nuk ngurova të thosha po. Më pëlqeu si ide dhe prezantimi ishte në preferencat e mia, ndaj nuk u mendova shumë gjatë.

Jua ofruan apo e kërkuat, si ndodhi?

Ma ofruan. Ishte Klejvi personi i parë i zgjedhur nga producentët dhe më tej ai erdhi tek unë për të me paraqitur idenë e projektit. Më vonë ishte takimi me producentët që më treguan çdo detaj dhe unë pranova me kënaqësi.

Orinda, keni dal në ekran shpesh me mikrofon në dorë për të kënduar, ndërsa tani është ndryshe, për të prezantuar, çfarë

ndryshimi ka?

Skena e festivaleve është shenjtë. Emocioni kur del në skenë është krejt tjetër nga ai i prezantimit të një emisioni. Ndoshta

unë nuk e kam provuar akoma peshën e një emisioni më të madh, ndaj nuk mund të të them të kundërtën.

Prezantimi është një pasion i juaj i hershëm, apo…?

Ka qenë një pasion i fshehur. Nuk e kam shfaqur as me miqtë këtë preferencë. Mua më pëlqen televizioni, dua të angazhohem

në të, por jo detyrimisht në rolin e prezantueses.

Orninda, ju jeni një vajzë që e keni filluar herët karrierën muzikore, që në adoleshencë, çfarë ka ndryshuar tek ju me kalimin

e kohës?

Nuk ka pasur ndryshime rrënjësore tek unë. Nuk ka ndryshuar as karakterin e as tipin tim. Unë jam rritur duke qenë dhe këngëtare, por edhe sikur mos të merresha me muzikë, karakteri im do ishte po i njëjti. Kam pasur gjithnjë kujdesin e familjes me vete, ndaj jam ndjerë e sigurt në hapat që bëja.

Në ç’aspekt është rritur Orinda?

Kam pasur një rritje si çdo individ, por në të njëjtën kohë ndjej se dhe në aspektin profesional jam rritur gradualisht.

Femrat bionde thuhet se kanë karakter të dobët, ndodh kjo me ju?

Këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë, por siguroj që shumica e bruneve vdesin të bëhen bionde, ndaj tani nuk mund ta bësh dot dallimin.

Cila është pika më e fortë e karakterit tuaj?

Them se mund të jetë këmbëngulja në gjërat që dua.

Ju jeni një vajzë e bukur, sa ju ka ndihmuar apo penguar të qenit vajzë e bukur dhe si e tillë të qenit në qendër të vëmendjes?

Pse duhet të jetë pengesë fakti i të qenit e bukur?! Për çdo njeri është një plus i madh, por duhet të dish ta shfrytëzosh si duhet.

Bukuria e jashtme është një pasaportë me kadencë, ndaj më e mira është ta përshtatësh më së miri me bukurinë shpirtit.

Na flisni pak për studimet, përfunduan tashmë?

Jam në përfundim të vitit të tretë për Shkenca Komunikimi. Shpresoj që ta mbyll me sukses. Aktualisht jam duke punuar

edhe për temën e diplomës. Ndjehem mirë, sepse në shkollën që unë frekuentoj kam pasur shansin të kem të bëj me pedagogë

shumë të kualifikuar. Madje, kam dhe pedagogë të preferuar që po më japin shumë dorë me realizimin e diplomës.

Po me muzikë… Keni ndonjë këngë të re në dorë?

Sigurisht që kam. Shumë shpejt do dalë klipi i ri. Këngë e realizuar sërish nga Alban Kondi. Mezi po pres të rifutem serish në studion e regjistrimit.

Cili është koncepti juaj për dashurinë, çfarë është dashuria për ju?

Është gjithçka… njeriu nuk mund të jetojë dot pa dashuri, e cila jepet në forma të ndryshme.

A po përjetoni tani një dashuri. Keni momentalisht një djalë pranë, me të cilin jeni e dashuruar?

Sigurisht që po. U bë kohë tashmë që vazhdoj të jem e dashuruar.

Emisioni mban emrin e një birre, çfarë marrëdhënie keni ju me alkoolin, me birrën?

Kam një marrëdhënie të shkëlqyer J. Si tironse që jam, ti mendon se do kishte shans ta kisha të keqe?! Më pëlqen të pi.

Nuk jam vajza e club-ve, por më pëlqen të pi në restorantin tim të preferuar.

Post a Comment 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Get Free Google Page Rank

Content Protected Using Blog Protector By: PcDrome.