Skenat seksi në klip fusin në krizë lidhjen e Nora Istrefit me të fejuarin
Këngëtarja seksi Nora Istrefi po bën boom me këngën e saj të fundit “Dy shokë”. Nuk kanë kaluar tre javë nga publikimi i klipit, në youtube dhe ka kaluar shifrën e 150.000 klikimeve. Përveç fabulës interesante dhe muzikës ritmike verore, Nora bashkangjiti edhe një klip modern, duke u zhveshur për herë të parë qoftë edhe në mënyrë kompjuterike siç thotë ajo. Fantazia e fansave kalon çdo normë, menjëherë pas publikimit të klipit, filluan fjalët se skenat ku Nora duket e zhveshur, janë huazuar nga klipi i këngëtares serbe Lepa Brena në klipin “Luda za tobom”, të publikuar para dy vitesh. “Nuk e di kujt mund t’i ketë shkuar në mendje kjo shpifje, s’ka lidhje me atë, nuk më interesojnë çka bëjnë ato në atë vend që ne e urrejmë, s’ka shanse dhe nuk dua më shumë të flas për këtë”, ka theksuar ajo. Dallimi qëndron në atë se Norës i duket gjoksi, kurse këngëtares serbe jo. Disa ditë më vonë, komentet e shumta në videon e saj kanë ngjallur një tjetër debat. Aty thuhet se melodia e këngës “Dy shokë”, ngjason shumë në këngën “Stereo love” të kënduar nga Edward Maya & Vika Jigulina. Por, më e rëndësishmja nga gjithë kjo është se si qëndroi pa vëmendje mediatike ndarja dhe ribashkimi i Norës me Robertin? Fiks para tre muajve, çifti ka përjetuar një krizë në lidhjen e tyre. Shkak i ndarjes thuhet të ketë qenë pikërisht klipi i fundit dhe skenat në të. Ndërkohë flitet që Nora dhe Roberti janë ndarë përsëri, por akoma asgjë nuk është zyrtare. Burime tona nga estrada kosovare konfirmojnë ndarjen dhe ribashkimin e tyre para tre muajve. “Më shpejt nuk kam dëgjuar që janë ndarë, më herët kisha dëgjuar por si duket u bashkuan përsëri, do të thotë bëhet fjalë para 3 muajve”, – theksojnë ata. Hetimet vazhdojnë…
















